Lajme

Sa mund të gjobitet vajza që e “ka babin prokuror” sipas Avokatit Koci

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 23 July 2022

Avokati Arianit Koci, thotë se vajza e cila u bë virale me sjelljet e saj në komunikacion dhe kërcënimin ndaj këmbësores “se e ka babin prokuror” mund të dënohet me gjobë të madhe.

Koci ka thënë se me video-incizimin e vajzës ku shihet duke e ofenduar këmbësoren në Prishtinë, policia është efikase në raste të tille.

“Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim. Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë. Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë. Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici. Policia në këto raste është shumë efikase. Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe”, ka shkruar Koci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera