Sa kohë i duhet Malit të Zi për të hyrë në Ballkanin e Hapur sipas Abazoviq
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/abazoviq-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
23:14 | 02 July 2022
Se a do të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se për gjëra të rëndësishme nuk vendosin për dy ditë.
Megjithkëtë, Abazoviq tha se qëndrimi i tij është pozitiv, por gjërat që janë të një rëndësie të madhe për të ardhmen e rajonit nuk duhet të rrezikohet të vendoset për dy ditë, në vend që të vendoset për 20-30 ditë apo dy muaj.
“Për hir të qytetarëve presim të krijojmë një dokument që do të përfshijë shumë më tepër informacion. Besoj se njerëzit në Mal të Zi nuk kanë informacion të mjaftueshëm për Ballkanin e Hapur. Qëndrimi im është shumë pozitiv, jam pro. Por për gjërat që janë të një rëndësie të madhe për të ardhmen e rajonit, nuk duhet të rrezikojmë vetëm pse duam të marrim një vendim brenda dy ditësh në vend se të vendosim për 20-30 ditë apo dy muaj.”, tha Abazoviq në një intervistë për rts, pas vizitës së tij dy ditore në Beograd.
Kryeministri malazez theksoi se Ballkani Hapur mund të quhet fëmijë i procesit të Berlinit, apo vazhdimi i këtij procesi.
“Kur bëhet fjalë nëse bie në kundërshtim me procesin e Berlinit – nuk është. Është plotësisht i pajtueshëm dhe Ballkani i Hapur mund të quhet fëmijë i procesit të Berlinit apo vazhdim i procesit të Berlinit. A i inkurajojmë të gjashtë vendet të jenë pjesë e iniciativës? Ne po përpiqemi gjithashtu që çdo gjë të jetë në përputhje me rregullat evropiane. Jemi në favor që Ballkani i Hapur të na ndihmojë të jemi ekonomikisht konkurrues me njëri-tjetrin dhe që të trajnojë qenien tonë ekonomike dhe të krijojë një supozim të mirë që nesër, kur të gjithë do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, do të jemi sa më të suksesshëm në raport me shtetet tashmë anëtare”, thekson Abazovic.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Foto-Lajmi.jpg)
Të tjera
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...
-
Kushtetuesja i dha të drejtë PDK’së, Tahiri: Fitore e sundimit të ligjit mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahi...
-
Stuhia e paralajmëruar, breshër i madh në Ferizaj
Gjatë ditës së sotme Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, k...
-
Vuçiq flet pas takimeve me Borrell e Lajçak: Kurti nuk deshi të më takoj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë ru...
-
Aksident me fatạlitet në magjistralen Ferizaj – Gjilan, një grua ndërron jetë
Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një ka...
-
Vuçiq ia ngre zërin gazetarit kosovar në Bruksel, s’e lejon as ta përfundojë pyetjen
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka bërë një veprim tepër të çuditshëm...
-
Sylë Hoxha: Prokuroria s’i raporton Qeverisë as BE-së, dalin me aktauzë për Banjskën kur t’i mbledhin provat
Ish-prokurori kosovar, Sylë Hoxha, ka folur për rastin e Banjskës dhe për kri...
-
Edhe një raund bisedimesh dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel po mbahet raundi i dytë i takimeve dypalëshe mes liderëve të Kosov...
-
Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të emisarëve evropianë me liderë...
-
Plani Rregullues “Kalabria 2023-2031” në heshtje administrative, Ministrisë së Infrastrukturës sot i skadon afati për përgjigje
Dita e mërkurë shënon edhe afatin e fundit kur Ministria e Mjedisit, Planifik...