Lajme

Sa janë të realizueshme premtimet parazgjedhore – flasin ekspertët

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 08 December 2024

Fushata nuk ka filluar ende por vizitat nuk po i ndalin.

Kandidatët për kryeministër nga partitë opozitare po takohen me qytetarë brenda e jashtë vendit.

E të shumta janë edhe premtimet që po bëjnë para nisjes së fushatës elektorale.

-Advertisement-

Por sa janë të realizueshme ato?

Sipas ekonomistit Mustafë Kadriaj, premtimet e opozitarëve janë ambicioze me qëllim që të fitojnë elektorat.

“Kur flasim te rasti i LDK-së, dmth edhe me pasë investime 5 miliardë euro edhe me të mbetë në fund buxheti pesë miliardë euro është nuk e kap shifrat ekonomike dhe logjika ekonomike. Rasti i liderit të PDK-së vlerësoj që në bazë të kësaj që po shihet premtimet janë më të përafërta me realizimin. Ndërsa, tek premtimi i liderit të AAK-së vlerësoj që tek rasti i barazimit të pagës minimale me pension vlerësoj që nuk ka logjikë ekonomike sepse cila është arsyeja që pastaj të punojë dikush me pagë minimale?”, vlerëson Kadriaj.

Megjithatë, sipas ekonomistit Jakup Bellaqa, premtimet e liderëve pritet ‘’të fryhen’’ në vazhdim.

“Janë më të përmbajtura karshi premtimeve të bëra në zgjedhjet e kaluara, mirëpo ende s’ka fillu fushata, me siguri kur të fillon fushata veçse ka me pasë premtime shumë më të mëdha edhe më pa mbulesë. Është shumë me rëndësi për ekonominë e Kosovës që të mos hynë në borxh publik, nëse veç i realizojnë”, thotë Bellaqa.

E premtimeve nuk është se u beson shumë edhe qytetari Ilmi Gashi.

“Fushatave nuk duhet me ju besu shumë. Më shumë duhet me ju besu sa jemi ne të aftë me programu rritjen ekonomike. Pa rritje ekonomike s’ka rritje as të pagave, s’ka shancë, kah?”, thotë ai.

Partitë opozitare po vazhdojnë takimet me qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës, duke shpalosur programet e tyre qeveritare për zgjedhjet e 9 shkurtit. /Tëvë1

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera