“Sa do të doja ta fitonte Topin e Artë”, Ancelotti: Nëse siguron Euro 2024…

Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 15 May 2024
Real i Madridit po i shijon ndeshjet e fundit në La Liga, kompeticion të cilin e fitoi për herë të 36-të, si asnjë skuadër tjetër në Spanjë.
Djemtë e Carlo Ancelottit triumfuan 5-0 kundër Alavesit, ndërkohë që gjithë fokusi është te finalja e Champions League kundër Borussia Dortmund. E programuar për datën 1 qershor në “Wembley”.
“Los Blancos” duan të fitojnë turneun më të rëndësishëm për klube – aty ku janë rekordmenë me diferencë krahasuar me rivalët – për herë të 15-të në histori.
Pas fitores me “manita” në “Santiago Bernabeu”, Ancelotti u ndal gjatë fjalës së tij te Toni Kroos, prej vitesh një ndër mesfushorët më të mirë në planet bashkë me kolegun Luka Modric.
“Do të doja shumë ta shihja Kroos duke fituar Topin e Artë, por nuk mendoj se do të ndodhë… Gjithsesi, asgjë nuk është e pamundur.
Kemi Europianin këtë verë. Nëse Toni fiton Champions League dhe Euro 2024 me Gjermaninë atëherë mund të luftojë për fitimin e Topit të Artë”, theksoi tekniku italian.
34-vjeçari nga Greifswald po kalon një formë të mrekullueshme dhe është afër fitimit të Championsit për herë të gjashtë me fanellën e Realit.
Kroos u rikthye edhe në kombëtaren gjermane gjatë këtij viti, duke treguar menjëherë se klasi i tij i kanë munguar shumë katër herë kampionëve të botës.

Të tjera
-
Rënia e Kosovës për 24 pozita në Indeksin vjetor të lirisë së shtypit, Kusari rendit arsyet
Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flu...
-
Cakolli: Votimi i fshehtë vlen për seancat e rregullta, jo për ato konstituive
Për të nëntën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës dje nuk arritën t...
-
“Gazetarët akuzohen si bashkëpunëtorë të armikut” AGK për raportin e Reporterëve pa Kufij: Alarmuese
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas publikimit të Indeks...
-
Gjendet 14 vjeçarja e zhdukur, mbahej në një shtëpi nga një burrë, dyshohet se e dhụnoi
Një vajzë 14-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familja e saj më 28 prill ...
-
Raportohet se është vet*plagosur një police aksidentalisht në Prizren
Një zyrtare policore është vetëplagosur aksidentalisht me armën e saj të shër...
-
Përkeqësohet në mënyrë dramatike liria e medias, Kosova radhitet 24 vende më poshtë nga viti i kaluar
Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit në Indeksin e Liris...
-
Abazi: Fatmirësi ideja e Limajt për largim nga AAK
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, kandidat për deputet...
-
Nis zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë
Prej 1 majit ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe ...
-
Shala: Dy deputete të LDK-së janë gati ta votojnë Qeverinë Kurti
Analisti politik, Azdren Shala ka thënë se dy deputete të Lidhjes Demokratike...
-
Kurti në siklet të numrave, lëshon “helm” ndaj PDK,së, LDK’së, AAK’së nëpërmjet Hysamedin Ferajt
Kreu i VV’së, Albin Kurti teksa është në siklet të numrave për konstituimin e...
-
Murati: Metoda e votimit s’po ndryshohet në mes, por në fillimit të procesit!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar përmes një shkri...
-
“Idhnak që nuk pranon të humbë – Kurti nuk është i gatshëm ta dorëzojë pushtetin”, Albert Krasniqi në Pressing
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus e përshkroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvend...