Rusia vazhdon të rrisë numrin e diplomatëve në Serbi

Autori: Gazeta inFokus
14:12 | 05 April 2023
Rusia vazhdoi të rrisë numrin e diplomatëve të saj në Serbi, vendi i rrallë evropian që nuk vendosi sanksione ndaj Kremlinit dhe një nga të paktët në Evropë që nuk kërkoi reduktim të fushëveprimit të misionit rus pas pushtimit të Ukrainës.
Lista diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme tregon se dy diplomatë të tjerë rusë kanë mbërritur në Serbi gjatë muajit mars.
Në fillim të marsit, misioni i Rusisë në Serbi kishte 62 diplomatë, ndërkaq më 31 mars ishin 64 të tillë.
Në fillim të marsit, Radio Evropa e Lirë (REL) njoftoi se Rusia, një vit pas pushtimit në Ukrainë, kishte rritur praninë e saj diplomatike në Serbi, pas valës së dëbimeve të diplomatëve nga BE-ja vitin e kaluar.
Me dy ardhjet e reja në mars, numri i diplomatëve rusë në Serbi, që nga shkurti i vitit të kaluar, ka shënuar dhjetë më shumë.
Hulumtimi, në fillim të marsit, tregoi gjithashtu se të paktën tre diplomatë të dëbuar, tani janë përfaqësues të akredituar rusë në Serbi, duke përfshirë dy prej tyre që kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse.
Sipas listës së fundit të publikuar nga Ministria e Jashtme, nga 31 marsi, ata ende janë të pranishëm në misionin rus në Beograd.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me ngritjen e re të numrit të diplomatëve.
Pyetjeve nuk u janë përgjigjur as Qeveria e Serbisë dhe as Ambasada ruse në Serbi.
Nikolla Lluniq, ish-diplomat ushtarak i Serbisë, i cili tani kryeson Këshillin joqeveritar për Politikat Strategjike me qendër në Beograd, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se injorimi i rritjes së numrit të diplomatëve rusë, sigurisht që do të shkaktojë mosbesim në vendet në rajon dhe në Evropë.
“Por, edhe do të rrisë rrezikun e sigurisë, gjë që Serbisë nuk i nevojitet në këtë moment”, shtoi Lluniq.
Dy atashe të rinj
Gjatë muajit mars, siç shihet nga lista diplomatike që evidentohet nga Serbia, janë akredituar dy atashetë e rinj në ambasadën ruse, Vladimir Surov dhe Roman Shelkovskiy.
Ambasada ruse dhe autoritetet në Serbi nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it për punët e mëparshme të Surovit dhe Shelkovskiyt.
Nga të dhënat e qasshme publike, mund të shihet se Vladimir Surov ishte pjesë e misionit të përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara në vitin 2006 dhe 2009.
Emri i Surovit ishte gjithashtu në listën e misionit rus në Kopenhagë, në vitin 2015.
Emri i Roman Shelkovskiyt ishte i renditur në listën diplomatike të Italisë, në vitin 2021, por në mars të vitit 2022 nuk ishte më aty.
Në prill të vitit 2022, Italia dëboi 30 diplomatë rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Nuk dihet saktësisht se kur Shelkovskiy u largua nga Italia apo vendndodhja e tij para se të mbërrinte në Serbi.
Dëbimi i diplomatëve
Pas pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, qindra diplomatë rusë u dëbuan nga vendet evropiane ose u futën në “listë të zezë”.
Si arsye për dëbim, disa vende përmendën spiunazhin e supozuar.
Diplomatët rusë të dëbuar nga Evropa pas pushtimit të Ukrainës
Radio Evropa e Lirë ka vërtetuar më herët se të paktën një diplomat rus i dëbuar, i lidhur me njësinë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) dhe i akuzuar për sulme kibernetike që synonin sektorin e energjisë amerikane, është dërguar në Beograd, ndërsa një tjetër është i lidhur me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme Ruse.
Disa vende i dëbuan diplomatët rusë edhe para pushtimit të Ukrainës.
Në mars të vitit 2018, Mbretëria e Bashkuar dëboi 23 diplomatë rusë, si përgjigje për sulmin me agjent nervor ndaj ish-agjentit rus Sergei Skripal.
Kryeministrja e asaj kohe, Theresa May, tha për diplomatët rusë të dëbuar se ishin spiunë që vepronin nën mbrojtjen diplomatike.
Yulia Skripal dhe babai i saj Sergei, një ish-agjent rus dhe britanik, për disa javë ishin në gjendje kritike në spital, pasi u helmuan me agjentin nervor Novichok, në mars të vitit 2018.
Diplomatët rusë, në disa raste, gjithashtu u dëbuan edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nikolla Lluniq shpjegon se, në përputhje me detyrimet nga Konventa e Vjenës, Serbia nuk është e obliguar të pranojë diplomatët rusë të dëbuar nga Perëndimi.
“Ministria kompetente mundet në çdo kohë dhe pa asnjë detyrim për shpjegim, ta informojë misionin rus se një anëtar i caktuar i misionit diplomatik është i papranueshëm, pra i padëshirueshëm”, thotë Lluniq.
“Mungesa e reagimit mund të interpretohet lehtësisht në Perëndim si mbështetje diplomatike dhe inteligjente nga Beogradi, për aktivitetet hibride ruse në rajon”, thekson Lluniq në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë. /REL

Të tjera
-
Kurti: Serbia do të mbahet përgjegjëse dhe fajtore për kṛiḿet në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Serbia do të mbahet përgj...
-
Dodik e kalon kufirin e BeH për herë të parë pas fletëarrestit – Vuçiq i bën konak për 26 vjetorin e sulmeve të NATO’s
Përkundër se është i sanksionuar nga SHBA-ja, dhe po ndiqet nga autoritetet e...
-
Operacioni “Shtegu”, Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka kapur mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa ...
-
Majko kujton përvjetorin e bombardimeve të NATO-s
Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, Pandeli Majko, ka përku...
-
Pas më shumë se 12 orësh, përfundojnë bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabi Saudite
Bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së për luftën në Ukrainë në Arabinë Saudite kan...
-
Diçka e çuditshme u shfaq sonte në qiell
Një rreth misterioz është shfaqur sonte në qiell. Fotografitë që shihni ja...
-
Kur agresori maskohet si viktiḿë
Autor: Prof. Dr. Asoc. Arben Fetoshi Çka fshihet pas narrativës anti – NA...
-
Komisionerja e BE’së i uron Shqipërinë dhe RMV’në që po e hapin shtegun për marrjen e parafinancimit nga Plani i Rritjes
Marta Kos, komisionerja e Bashkimit Evropian ka përgëzuar Shqipërinë si dhe M...
-
“Personalisht nuk kam vija të kuqe – Kurti ofendoi, nënçmoi, ndërtoi murin kinez”, Quni për koalicionin e mundshëm LDK-VV
Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se ai personalish...
-
“Veç një trim është, ai është në burg, e ka emrin Hashim Thaçi”, Baton Haxhiu thotë se mungon guximi politik te partitë
Baton Haxhiu, gazetar, në “Pressing” të T7, ka kritikuar elitën aktuale polit...
-
Instituti Atlas propozon heqjen e TVSh-së në faturat e energjisë elektrike: Do të ulte çmimin e rrymës me 44%
Instituti Atlas ka propozuar heqjen e TVSh-së si masë konkrete për të ulur çm...
-
Drejtori i inteligjencës finlandeze vizitoi Kosovën
Drejtori i inteligjencës finlandeze, gjeneral-brigadier Pekka Turunen ka qënd...