Lajme

Rusia kundër mandatit të katërt të Putin

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 30 April 2017

Banorë të Moskës po dorëzojnë pranë zyrave të administratës presidenciale letra ku i kërkojnë presidentit Vladimir Putin që të mos garojë për një mandat të katërt në krye të Rusisë.

Kjo formë proteste, e shoqëruar me parullën “na ka ardhur në majë të hundës”, është organizuar nga lëvizja “Open Russia”, e themeluar nga Mikhail Khodorkovsky, ish-oligark dhe armik i Putin.

Në manifestimin e mbajtur pranë selisë së Kremlinit nuk kanë marrë pjesë shumë persona, ndërsa policia ka qenë e pranishme masivisht dhe përmes megafonëve ka përsëritur se protesta nuk ishte e autorizuar.

-Advertisement-

Ndërkohë, në Shën Pjetërburg, policia ka ndaluar persona të shumtë të cilët po merrnin pjesë në një protestë të ngjashme, edhe kjo e paautorizuar.

Sipas lëvizjes “Open Russia”, të ndaluarit janë rreth 50 vetë, ndërkohë që 15 të ndaluar të tjerë llogariten në Kemerovo, qendër minerare e Siberisë perëndimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera