Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, vriten civilë dhe dëmtohet infrastruktura
Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 02 March 2023
Kievi zyrtar raportoi më 2 mars se Rusia ka intensifikuar sulmin e saj ndaj Bakhmutit gjatë 24 orëve të fundit, duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi mbrojtësit ukrainas në rajonin lindor të Donjeckut.
Për më tepër, zyrtarët rajonalë të Ukrainës deklaruan se granatimet gjatë natës në Zaporizhja kishin vrarë të paktën tre civilë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se kishin zmbrapsur mbi 170 aksione ofensive ruse në lindje dhe verilindje, që është më shumë se dyfishi i numrit krahasuar me 24 orët e mëparshme.
Shumica e sulmeve kishin për cak qytetin e Bakhmutit, por zona të tjera si Lymani, Avdijvka dhe Shakhtarsk ishin gjithashtu në shënjestër.
Ushtria ukrainase konfirmoi se Rusia vazhdoi të përparonte drejt Bakhmutit me synimin për të sulmuar qytetin.
Forcat ruse kanë nisur sulme të shumta të këmbësorisë për të rrethuar dhe shkëputur linjat e furnizimit të Ukrainës. Pavarësisht shkatërrimit të qytetit, dhjetëra mijëra civilë janë ende brenda Bakhmutit.
Ushtria raportoi gjithashtu zjarr artilerie në bregun perëndimor të lumit Dnieper në Kherson, nga i cili forcat ruse ishin tërhequr në nëntor.
Sipas raportit të mëngjesit të Shtabit të Përgjithshëm, sulmet ruse ndaj objektivave civile dhe të infrastrukturës u raportuan gjithashtu në rajonin verilindor të Kharkivit dhe Poltavas në Ukrainën qendrore, duke plagosur njerëz dhe duke dëmtuar infrastrukturën./REL
Të tjera
-
Jeta Rafuna: Keqekolla dhe Prapashtica i thanë Po ndryshimit të madh me 9 shkurt
Jeta Rafuna, kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Ko...
-
Lushtaku: Me Bedri Hamzën kryeministër zotohemi se Kosovën do ta bëjmë 100 herë “Ma mirë ”
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Gashi nga takimi në Llap: Energjia dhe përkushtimi i tyre janë dëshmi e qartë se ndryshimi po vjen
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numër...
-
Gashi e Bekteshi nga takimi me banorët e Breznicës: Mbështetje e fuqishme për ndryshimin
Kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numë...
-
Dervishaj: Edhe Skenderaj mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
Qeveria dhënien e 100 hektarëve tokë për zgjerimin e infrastrukturës së FSK-së
Në kohë fushate, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë një tjetër vendim. ...
-
Gjobitet shoferi që drejtonte automjetin me drita rrotative në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Policia e Kosovës ka gjobitur shoferin 40 vjeçar në magjistralen Ferizaj-Pris...
-
BQE po sjell motive për kartëmonedhat e reja euro
Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka zgjedhur motivet e dy ...
-
Bedri Hamza iu kërkon gjakovarëve të votojnë për një qeveri që investon në Gjakovë
Bedri Hamza ka mbajtur sot një tubim me qytetarë në Gjakovë. Hamza ka thën...
-
Kolgeci: Suhareka jonë, Lidhja jonë, zemrat tona rrahin përherë me LDK-në
Selman Kolgeci, kandidati për deputet me numrin 91 nga Lidhja Demoratike e Ko...
-
Daut Haradinaj pritet në Kodrën e Trimave: PO-në për Kosovën Fituese po e gjejmë kudo dhe masivisht
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kand...
-
Zotimi i Rrezarta Krasniqit: Lụfta kundër korrupsionit, prioritet i patjetërsueshëm
Rrezarta Krasniqi, kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike ...