Rusia falënderon Indinë që luftën në Ukrainë s’po e sheh “njëanshëm”

Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 01 April 2022
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka falënderuar Indinë që situatën në Ukrainë po e sheh “në tërësinë e fakteve dhe jo njëanshëm”.
“Kolegët tanë perëndimorë duan që të reduktojnë çdo çështje kuptimplote ndërkombëtare në krizën në Ukrainë, ju e dini pozicionin tonë, ne nuk fshehim asgjë”, tha Lavrov në një konferencë për media në Neë Delhi.
“Miqësia është fjala kyçe për të përshkruar historinë e marrëdhënieve tona, të cilat kanë qenë shumë të qëndrueshme gjatë shumë kohërave të vështira në të kaluarën… Sigurisht që jemi të interesuar që rendi botëror të jetë i balancuar”, tha Lavrov.
Ndërkaq, homologu i tij indian, S. Jaishankar, tha se takimi mes tyre po zhvillohej “në një mjedis të vështirë”, duke shtuar se India ka qenë gjithmonë në favor të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe diplomacisë”.
Edhe India edhe Kina kanë qenë nën presion për të dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, derisa numri i të vdekurve nga ky konflikt i paprovokuar po rritet, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
India dhe Rusia kanë refuzuar të dënojnë pushtimin brutal të Rusisë dhe të dyja shtetet abstenuan në votimin për rezolutat e Kombeve të Bashkuara që kërkojnë që Moska të ndalojë menjëherë sulmin e saj ndaj Ukrainës.
Në po të njëjtën ditë, në Indi po qëndron edhe sekretarja për Punë të Jashtme të Britanisë, Liz Truss, si dhe një zyrtar amerikan.

Të tjera
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...
-
Kriza energjetike, KEK pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin e “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe m...
-
Eugen Cakolli nga KDI: Retorika për ndikimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, më shumë i ndihmon Prokurorisë sesa debatit në Kosovë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar zhvillime...
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...