Rusia e shton Meta-n në listën e grupeve ‘terroriste dhe ekstremiste’

Autori: Gazeta inFokus
15:20 | 11 October 2022
Rusia e ka shtuar gjigantin teknologjik amerikan, Meta në listën e organizatave “terroriste dhe ekstremiste”, sipas databazës ruse për Shërbime Federale dhe Monitorim Financiar.
Meta është kompania amë e platformave globale, Facebook dhe Instagram.
Në fund të muajit mars, Rusia i ka ndaluar këto dy platforma në territorin e saj për shkak të “aktiviteteve ekstremiste”.
Autoritetet ruse kanë akuzuar Meta-n se ka lejuar “rusofobi” gjatë “fushatës ushtarake në Ukrainë”, referencë për luftën e nisur në këtë shtet më 24 shkurt.
Meta pati thënë më 10 mars se platformat e saj do të lejojnë deklarimet si “vdekje për pushtuesit rusë”, mirëpo jo edhe kërcënimet kredibile kundër civilëve, dhe se këto ndryshime do të zbatohen për postimet që bëhen brenda Ukrainës.
Facebook dhe Instagram janë të paqasshëm në Rusi prej muajit mars, mirëpo shumë rusë kyçen përmes rrjetit privat, për t’i përdorur këto aplikacione.
Instagrami përdoret më shumë sesa Facebooku në Rusi dhe ka shërbyer si platformë kyçe për reklamim dhe shitje.
Në nivel global, miliarda persona i përdorin aplikacionet e Meta-s.
Me vendimin e fundit, Meta në Rusi është në listë me talibanët dhe grupet opozitare ruse./REL

Të tjera
-
Hamiti i LDK-së i ashpër me VV-në: Po rrejnë fort për numrat, por numrat s’rrejnë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muahmet Hamiti, ka kritikuar partinë fituese të...
-
Pas bukës, rritje të çmimit do të ketë edhe te produktet e tjera
Pronar biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shëno...
-
Ukraina thotë se e ka nënshkruar me ShBA-në skicën e marrëveshjes për mineralet
Qeveria e Ukrainës ka njoftuar për nënshkrimin e skicës së marrëveshjes për m...
-
Gjykata refuzon propozimin për gjykimin në mungesë ndaj 42 të akuzuarve tjerë në rastin “Banjska”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka refuzuar propo...
-
Shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete
Ditën e sotme shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. Lidhur ...
-
“Të shkarkohet bordi i ZRrE’së” – Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ mban konferencë për media
Grupi “Asnjë cent më shumë” do të mbajë sot një konferencë për media. Sipa...
-
Deliu-Kodra: VV ka dërguar emrat e Limajt, Haxhiut e Gërvallës si propozim për kryetar të Kuvendit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra tha se kanë in...
-
Britania e Madhe dhe Gjermania thirrje partive politike në Kosovë: Bashkëpunoni për formimin urgjent të institucioneve të reja
Kriza institucionale ka nxitur gjithashtu nga ambasadorët ndërkombëtarë në Ko...
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e n...
-
Nesër shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete
Gjatë ditës së nesërme shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. L...
-
Një 11-vjeçar dhe një 17-vjeçar në mesin e katër të plago*surve në Tiranë nga të shtënat me ar*më
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë. ...
-
Lushaku-Sadriu: Kompromise për shkelje të Kushtetutës nga LDK-ja nuk ka
Për të dytën herë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për shkak të...