“Rusi 2018”, një Botëror me hashash, kokainë dhe heroinë
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 01 March 2018
Mbeten pak më shumë se 3 muaj nga fillimi i Botërorit të Futbollit në Rusi dhe problemi më i madh deri tani ka qenë siguria e evenimentit, shqetësim që ka lindur nga dhuna e shfaqur nga disa grupe ultras të tifozerisë ruse, që u pa edhe në Evropianin “Francë 2016”
Por, në orët e fundit është shfaqur një tjetër problem që nuk mendohej më parë dhe që duhet ta dijë çdo tifoz që do të ndjekë ngjarjen më të madhe futbollistike në Rusi. Sipas “The Moscow Times”, tifozët do të lejohen të përdorin disa lloje lëndësh narkotike. Sipas kësaj të përditshmeje, ekziston një hapësirë në legjislacionin e Unionit Ekonomik Euroaziatik që i lejon tifozët që do të vijnë në Rusi të marrin me vete substanca si marijuana, kokaina e deri te heroina.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Unioni Ekonomik Euroaziatik, i përbërë nga Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia do të lejojnë hyrjen e këtyre substancave vetëm nëse janë të shoqëruara me një recetë mjekësore në gjuhën ruse, ku, përveç emrit të pacientit, duhet të shkruhet edhe sasia e lejuar e lëndës narkotike.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Komiteti Organizativ i Botërorit të Rusisë theksoi për këtë të përditshme se ky organizëm do të vëzhgojë me vëmendje tifozët dhe do të udhëzojë agjentët e policisë që të verifikojnë autenticitetin e recetave të mundshme që do t’u bashkangjiten biletave të stadiumeve.
Të tjera
-
Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e deriv...
-
Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ...
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...
-
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot i vranët dhe m...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...