Lajme

Rusët nisin arrestimin e njerëzve të tyre, nuk dihet fati i zyrtarit në Donetsk

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 16 April 2022

Burime nga inteligjenca ukrainase bëjnë me dije se forcat ushtarake ruse kanë arrestuar zëdhënësin ushtarak të separatistëve pro-rusë të rajonit të Donetskut, Eduard Basurin nën akuzën se ka zbuluar planin për përdorimin e armëve kimike në Mariupol.

Basurin është marrë nga ushtarët ruse dhe është dërguar në një destinacion të panjohur, pas një interviste me oficerët e FSB-së.

Inteligjenca ukrainase gjithashtu njofton se shërbimet speciale ruse po kryejnë spastrime nga komanda e ushtrisë ruse dhe në formacionet ilegale të të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut për dështimin e ofensivës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera