Lajme

Rusët i vranë gruan dhe dy fëmijët/ Pamjet tragjike, burri mban në duar foto e tyre

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 10 March 2022

Një burrë ukrainas mësoi në mënyrën më të keqe të mundshme vdekjen e tre familjarëve të tij, gruas dhe dy fëmijëve.

Ata u vranë nga një predhë ruse duke parë një postim që tregonte trupat e tyre të pajetë në Twitter.

“Unë njoha valixhet dhe kështu e mësova”, tha Serhiy Perebyinis për New York Times.

-Advertisement-

Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, vdiqën në qytetin e Irpin teksa po arratiseshin.

Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

“E gjithë bota duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu”, tha Serhiy, i cili kishte udhëtuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë para se të shpërthente lufta.

Ai tha për New York Times se për t’u kthyer në Kiev, ai u detyrua të hynte në Rusi dhe më pas të fluturonte në qytetin e Kaliningradit për të kaluar në Poloni.

Perebyinis tha se iu kishte thënë trupave ruse në kufirin me Poloninë se “e gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani një operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bëni çfarë të doni me mua, nuk kam asgjë për të humbur”.

“Është e vështirë të shikosh kur gruaja jote e dashur është e shtrirë në një çantë të zezë në dysheme”, ka shkruar ai.

Ai u zotua gjithashtu për drejtësi për familjen e tij:Do të luftoj për ta deri në fund. Do të sigurohem që të ketë një vendim gjykate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera