Sport

Rummenige kritikon Lewandowksin dhe pranon që Real Madridi është klubi i ëndrrave të tij

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 11 September 2017

Pas humbjes ndaj Hoffenhaim janë trazuar ujërat në kampin bavarez.

Karl-Heinz Rummenige ka sulmuar Lewandowskin dhe agjentin e tij Mai Barthel, ndërsa ka pranuar që Real Madridi është skuadra të cilën e ëndërron polaku.

“Z.Barthel për fat të keq është një frymë e keqe. Ai ka qenë ashtu edhe në këtë rast dhe ai po dëmton Lewan” , tha Rummenige.

-Advertisement-

Drejtori i përgjithshëm tregoi për kritikat që Lewandowski kishte kundër turneut të Bayernit.

“Nëse Lewandowski nuk ishte i kënaqur për turneun tonë aziatik, duhet ta dijë që “ekipi i ëndrrave” – Real Madridi, këtë verë ka udhëtuar 24 ditë në fusha të nxehta, dy herë më shumë se ne ” , kjo ishte deklarata befausese e Rummeniges.

Poashti Rummenige deklaroi se polaku nuk është i kënaqur me bashkëlojtarët e tij.

” Pas rikthimit të ndeshjës me Freiburgun, ai ka akuzuar shokët se nuk e kanë mbështetur mjaft ” , kështu duke demonstruar pakënaqësi të madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera