Lajme

Rukiqi-Muratit: Është fakt i pamohueshëm që Trusti ka pasë humbje gjysmë milioni euro në ditë si pasojë e dështimit tuaj personal

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 31 October 2024

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj ministrit Hekuran Murati, i cili drejton Ministrinë së Financave lidhur me situatën në Trust.

Rukiqi ka thënë se Trusti ka pasur humbje gjysmë milioni në ditë si pasojë e dështimit personal të vet ministrit Murati për të zgjedhur anëtarët e Bordit të Trustit.

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Për Ministrin e propagandës.

Po, është fakt pamohueshem. qe Trusti ka pas humbje, gjysëm milioni euro në ditë, si pasojë e dështimit të juaj personal për të zgjedhur anëtarët e Bordit të Trustit.

Sa merresh me arkiva të mediave, merru me

– rritjen ekonomike, që e ke nën nivelet e pas periudhës të pavarësisë (lexoje e ke si konstatim edhe në Raportin e Progresit)

– rritjen mbi 50% të çmimit të bukës dhe qumështit

– paafrësinë për të investuar në ekonomi, me nivelin me të ulët të investimeve publike në 10 vitet e fundit

– me “rekordin” e 2 kilometrave rrugë të reja

– me urën 8 metra në Badofc, që nuk po përfundon as pas 500 ditëve

– me 5 miliardë deficit tregtar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera