Lajme

Rugova mbështetë draftin e Ramës: Të shfrytëzohet ky momentum – LDK të tregojë guxim për mbrojtjen e interesit të vendit

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 08 June 2023

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka mbështetur iniciativën e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se një Asociacion në përputhje me kushtetutën e Kosovës, nuk do ta duhej të ishte shkak i një qortimi kaq të madh të cilit sot po i nënshtrohet Kosova.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshme dhe ta shfrytëzojnë këtë momentum të ri politik, derisa ka shtuar se shpreson që LDK t’i dalë para proceseve në mbrojtje të interesit strategjik të Kosovës.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Mbështes plotësisht iniciativën e Kryeministrit Rama për t’i dhënë drejtim çështjes së pazgjidhur të Asociacionit. Një Asociacion në përputhje me kushtetutën e Kosovës, nuk do ta duhej të ishte shkak i një qortimi kaq të madh të cilit sot po i nënshtrohet Kosova.

Uroj që autoritetet e Kosovës të tregohen të kujdesshme dhe ta shfrytëzojnë këtë momentum të ri politik. Po ashtu shpresoj që LDK do të tregojë vizion dhe guxim për t’i dalë para proceseve në mbrojtje të interesit strategjik të Kosovës. Sot, nuk është momenti për kalkulime elektorale, por është momenti për të ruajtur miqësitë historike, jetike për ekzistencën tonë. E vetme Kosova paguan çmimet më të larta, ndërkaq sa herë jemi rreshtuar përkrah miqve të dëshmuar kemi fituar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera