Rozë

RTK ia ndaloi transmetimin, Adelina Ismaili shpërndan në Facebook emisionin e famshëm me hoxhën

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 03 March 2024

Këngëtarja e njohur dhe tashmë moderatorja, Adelina Ismaili, ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Facebook” emisioni me hoxhë Drilon Gashi të cilin nuk ia transmetoi RTK.

Moderatorja njoftoi ditë me parë se i është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK.

Ndaj, këtë emision ajo ka vendosur ta shpërndaj vetë.

-Advertisement-

Në një shkrim në Facebook, artistja theksoi se meriton të dëgjohet edhe një aspekt i moderuar i fesë islame.

Ky emision ishte ndaluar për transmetim pasi i ftuari, hoxhë Drilon Gashi kishte një proces gjyqësor me bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera