Lajme

Rryma e bënë shkrum një shtëpi në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 04 August 2020

Për shkak të një kablloje të rrymës një shtëpi në Lipjan është përfshirë nga zjarri.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 7 të mëngjesit.

-Advertisement-

Sipas Policisë përveç dëmeve materia fatmirësisht nuk është raportuar ndonjë lëndim në njerëz

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasojë e një kablloje të rrymës është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera