Sport

Rron Broja flet para duelit me Gjermaninë

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 26 March 2018

Kombëtarja U21 po vazhdon stërvitjet intensive në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Euro 2019 kundër Gjermanisë, e cila do të zhvillohet, të martën, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 18:45, shkruan infokusi.

Futbollisti i Kosovës Rron Broja, ka folur para kësaj sfide tejet të rëndësishme.

“Na pret një ndeshje e vështirë kundër Gjermanisë, pasi dihet që kemi të bëjmë me kampionët në fuqi. Mirëpo, ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe synojmë që të bëjmë befasi, duke marrë një barazim e pse jo edhe fitore. Gjermanët janë shumë të fortë, por e kemi analizuar lojën e tyre dhe do të japim maksimumin që të nxjerrim rezultat pozitiv në këtë ndeshje”, ka thënë Rron Broja. /infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera