Lajme

“Rritje pagash së shpejti”, Rama: Muajin tjetër, pesë mijë lekë më shumë për pensionistët

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 29 March 2023

Pagat për disa kategori do të kenë një rritje së shpejti, njoftoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë.

“Jemi në kushtet e një mundësie të re. Një mundësi që do ta shfrytëzomë në të mirë të njerëzve, pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare. Do të kemi një rritje të shkallëzuar së shpejti për një pjesë”, ka thënë Rama.

Pagat do të rriten për të gjithë dhe kjo reformë do të ndikojë drejtpërdrejt dhe në sektorin privat, sipas kryeministrit.

-Advertisement-

“Pesë mijë lekë do të ketë shtesë për pensionistët”, shprehet Rama.

“Jemi sot në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë taksën e jashtëzakonshme, që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë. 50 mijë lekë në drejtim të tyre, bashkë me pensionet që do të marrin herën tjetër”./Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera