Rritja e çmimit të produkteve, Murati: Qytetarët të mos insistojnë të blejnë nga paniku
Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 05 April 2022
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur rreth rritjes së çmimeve të produkteve kohëve të fundit në Kosovë.
Murati, ka thënë se rritja e çmimeve ka ardhur prej dy faktorëve.
“Rritja e çmimeve ka ardhur prej dy faktorëve e para është importimi i çmimeve dhe e dyta ka qenë manipulimet që kanë mundur të bëhen në tregun vendor nga tregtarët apo distributorët. Sa i përket importimit të çmimeve nuk mund të bëjë qeveria jonë apo çfarëdo qeverie në botë, sa i përket faktorëve të brendshëm kemi tentuar që përmes inspektoratit të tregut të vëmë në kontroll megjithëse është e vështirë në një situatë kur ballafaqohesh nga këto forca”, tha ai.
Ai ka treguar edhe masat që kanë ndërmarrë si Qeveri për parandalimin e rritjes së çmimeve.
“Ne si qeveri kemi marrë edhe masa tjera sa i përket parandalimit të rritjes së mëtutjeshme e këtu kemi të bëjmë më energjinë elektrike kemi ndërhyrë që ta subvencionojmë energjinë elektrike e cila për shkak të rënies për një periudhë njëmujore dhe për shkak të kërkesës dhe pesëfishimit të çmimit në bursat ndërkombëtare ka ndikuar që kostoja që përcillet te konsumatorët të ketë tendencë rritje, si Qeveri kemi zotuar 120 milionë euro në mënyrë që rritja të mos përcillet te konsumatorët. Ndërsa për bizneset, prodhuesit nuk ka pasur rritje dhe kjo pastaj është një arsye tjetër që të mos i rrisin çmimet. Të mos thirren në këtë arsyetimin që ka pasur rritje të energjisë elektrike dhe t’i rrisin çmimet. Një gjë tjetër që kemi bërë përveç që të parandalojmë rritje të mëtutjeshme të çmimeve nëpër raftet për konsumatorë kemi bërë edhe subvencionimin shtesë të produkteve bujqësore, subvencionet edhe akciza e naftës, subvencionet për herë të parë edhe plehra artificial, gruri, misri, kemi bërë edhe rritje të buxhetit në bujqësi”, ka thënë Murati.
Sipas tij, Qeveria ka rritur numrin e inspektimeve në markete që kanë manipuluar me çmime dhe organet e rendit do të merren më tutje me to.
“Tani për tani jemi duke u ballafaquar me një situatë emergjente ku si Qeveri kemi rrit numrin e inspektimeve nëpër markete që kanë manipuluar me çmime që do të duhej organet e rendit pastaj të merren me tutje me to. Por të njëjtën kohë kemi ftuar edhe qytetarët se këtu na duhet edhe bashkëpunimi i qytetarëve që të mos krijojnë panik, ku dy netë përpara dalin në studio proklamojnë që do të ketë rritje të çmimit disa individ dhe pastaj ndodh ajo rritje dhe qytetarët nga paniku shkojnë për të blerë”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e situatave të inskenimeve të krijimit të panikut.
“Mos insistoni të bleni nga paniku. Kemi kërkuar edhe nga qytetarët bashkëpunim që të mos bien pre e këtyre situatave të inskenime të krijimit të panikut dhe në anën tjetër t’i lajmojnë rastet kur shohin se ka keqpërdorime”, tha në fund Murati për Teve1.
Të tjera
-
Raportet Kosovë-Serbi, Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë – Çfarë pritet nga BE-ja gjatë këtij viti?
Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit amerikan, Donald Tr...
-
Moti për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ...
-
Nesër takimi për të zhdukurit, Kosova do ta kërkojë zbatimin e shkresës për arkivat
Nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zh...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon pro...
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...