Fokus

Rritja drastike e numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, flet drejtori i Klinikës Infektive

Autori: Elvira Haxhiu 13:26 | 29 June 2022

Vetëm në javën e fundit në Kosovë sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë pati 444 raste të reja pozitive me COVID-19.

Kjo rritje vetëm në 24 orët e fundit shkoi në 177 raste të reja pozitive, shkruan Gazeta Infokus.

Por, sa është e përgatitur Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që të përballojë këtë rritje të re të rasteve dhe a mund të ketë një valë të re të COVID-19 në vend?

-Advertisement-

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se kjo klinikë është duke i bërë përgatitjet e nevojshme për tu përballur me situata të ndryshme te cilat mund të vijnë në ditët në vazhdim.

Gjithashtu, Vishaj ka treguar se Klinika Infektive ka kapacitet prej 125 shtretërve, derisa ka njoftuar se aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë vetëm 4 pacientë më COVID-19.

“Klinika Infektive është ka i bën përgatitjet të mjaftueshme për mu përball me situata që pritet që të vijnë në ditët në vijim. Ne edhe kur kemi pasë numër shumë të madh të të infektuarve dhe me kërkesë për mu spitalizu dhe kemi përballu, e tash kemi një numër të vogël. Për momentin në Klinikën Infektive kemi gjithsej 4 pacientë të shtrirë, klinika jonë ka kapacitet 125 shtretër, kemi oksigjen mjaftueshëm dhe barna nga lista esenciale”, ka thënë drejtori i kësaj klinike për Infokus.

Derisa i pyetur për masat që duhen marrë, Vishaj ka thënë se i mbështesin të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës lidhur me gjendjen me pandeminë në vend, ku ndër të tjera tha se edhe qytetarët e vendit duhet t’i zbatojnë këto rekomandime.

“Të gjitha rekomandimet që dalin nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik ne i mbështesim dhe qytetarët e Republikës duhet që i zbatojnë”, është deklaruar ai.

Kujtojmë që ditët e fundit situata epidemiologjike në Kosovë është duke u përkeqësuar për faktin se rastet me COVID-19 janë duke u rritur çdo ditë.

Ndërkaq, nga IKSHPK-ja kanë bërë thirrje qytetarëve që të i mbajnë maskat në vendet e mbyllura duke theksuar se rastet me COVID-19 janë duke u rritur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera