Lajme

Rritet vetëdijesimi për personat me aftësi të kufizuara

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 13 March 2018

Së fundi është aprovuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuara.

Menaxherja e projekteve në “Handikos”, Mejreme Llumnica, tha se plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuara, do të jetë një mundësi e mirë për personat në nevojë.

“Plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuara është miratuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ky plan është realizuar nga “Handikos-Prishtina”. Ky plan është përkrahur nga USAID-i dhe është duke u implementuar nga ATRC-ja”, tha ajo sot në RTK.

-Advertisement-

Ajo bëri me dije se plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuara është për dy vite. “Ka një vetëdijesim dhe sensibilizim në shoqërinë e Kosovës për personat me aftësi të kufizuara”, tha ajo.

Sipas saj, në arsim duhet të kenë më shumë trajtim personat me aftësi të kufizuar, po ashtu edhe në transport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera