Lajme

Rritet prania e trupave të NATO-së në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 10 November 2023

Prania e NATO-së është garantues i sigurisë në Kosovë.

Trupat paqeruajtës të NATO-së në javët e fundit kanë shënuar rritje për shkak të rastit të Banjskës.

Sa trupa të NATO-së gjenden aktualisht në Kosovë?

-Advertisement-

Gjithsej 4.687 trupa, nga 27 vende të botës, shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR.

Gjatë tetorit, KFOR-it, që udhëhiqet nga komandanti turk, Ozkan Ulutash, iu bashkuan 134 trupa shtesë nga Rumania, dhe 200 pjesëtarë të tjerë nga Mbretëria e Bashkuar.

NATO-ja, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numëronte 3.762 pjesëtarë në Kosovë, e ka arsyetuar shtimin e pranisë me tensionet e rritura në veriun e banuar me shumicë serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera