Lajme

Rritet numri i viktimave në Turqi, në kaq ka arritur

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 18 February 2023

Numri personave që kanë humbur jetën nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi është rritur në 40.642, AFAD.

Megjithatë, operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi vazhdojnë edhe pas 13 ditëve që kur tërmetet vdekjeprurëse goditën 11 rajone në jug të vendit.

Së fundmi, në qytetin Hatay nga rrënojat e tërmetit janë nxjerrë tre persona të gjallë.

-Advertisement-

Ky aksion i ekipeve të shpëtimit realizohet plotë 296 orë pas tërmetit të 6 shkurtit. Në mesin e të mbijetuarve në këtë rast gjendet edhe një fëmijë.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu, së fundmi deklaroi se numri i qytetarëve që kanë humbur jetën ka arritur në 39.672 persona.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 të shkallës Rihter, me epiqendër në provincën turke Kahramanmaraş, goditën 11 provinca më 6 shkurt, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz./TRT/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera