Lajme

Rritet numri i pacientëve me këtë lloj sëmundje

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 26 June 2022

Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, numri i pacientëve të cilët janë të diagnostikuar me sëmundjen e tuberkulozit është në rritje, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas drejtorit të kësaj klinike Dr. Musa Hoxha, numri ka filluar të rritet menjëherë pas qetësimit të situatës me pandeminë!

“Me rastin e qetësimit të pandemisë, është rritur mjaft numri i pacinetëve me tuberkuloz edhe me neoplazma do të thotë me tumor të mushkërive, por normalisht që kemi pacientë edhe me probleme të tjera respiratore”, tha Hoxha për Doktor Plus me Anita Ahmeti.

-Advertisement-

Ndryshe, tuberkulozi është një sëmundje infektive që shkaktohet nga bakteret e tu-berkulozit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera