Rritet numri i mjekëve kosovarë në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
14:43 | 15 Tetor 2026
Brenda dy vjetësh, numri i mjekëve aktivë me shtetësi të Kosovës është rritur për 23,7 për qind. Rreth 88 për qind e tyre punojnë në spitale.
Gjermania po vazhdon të tërheqë mjekë me shtetësi të Kosovës, ndërsa të dhënat e fundit të Dhomës Federale të Mjekëve të Gjermanisë (Bundesärztekammer) dëshmojnë një rritje të vazhdueshme të numrit të tyre në sistemin shëndetësor gjerman.
Sipas statistikave që pasqyrojnë gjendjen më 31 dhjetor 2025, në Gjermani ishin të regjistruar gjithsej 611 mjekë me shtetësi të Kosovës. Prej tyre, 568 ushtronin profesionin, ndërsa 43 nuk figuronin si profesionalisht aktivë.
Pjesa më e madhe e mjekëve aktivë janë të angazhuar në spitale. Nga gjithsej 568 mjekë, 500 punonin në sektorin spitalor, 38 në shërbimet mjekësore jashtë spitaleve, përfshirë ordinancat, ndërsa 30 në fusha të tjera të veprimtarisë mjekësore.
Kjo nënkupton se gati nëntë nga dhjetë mjekët aktivë me shtetësi të Kosovës në Gjermani punojnë në spitale.
Rritje prej gati 24 për qind brenda dy vjetësh
Numri i mjekëve aktivë me shtetësi të Kosovës ka shënuar rritje të dukshme gjatë viteve të fundit. Në fund të vitit 2023, në Gjermani ushtronin profesionin 459 mjekë të kësaj shtetësie. Në fund të vitit 2024, numri ishte rritur në 518, për të arritur në 568 në fund të vitit 2025.
Kështu, brenda dy vjetësh janë regjistruar 109 mjekë aktivë më shumë, që përfaqëson një rritje prej rreth 23,7 për qind.
Vetëm gjatë vitit 2025, numri i tyre u shtua për 50, apo 9,7 për qind krahasuar me fundin e vitit paraprak.
Rritja është vërejtur edhe në sektorin spitalor. Numri i mjekëve me shtetësi të Kosovës që punonin në spitale u rrit nga 412 në vitin 2023, në 464 në vitin 2024 dhe në 500 në fund të vitit 2025. Kjo përfaqëson 88 mjekë më shumë brenda dy vjetësh.
Edhe numri i përgjithshëm i mjekëve të regjistruar, përfshirë ata që nuk ushtrojnë aktivitet mjekësor, ka shënuar rritje, nga 489 në vitin 2023 në 611 në fund të vitit 2025.
Rritje më e shpejtë se mesatarja e mjekëve të huaj
Të dhënat tregojnë se shtimi i mjekëve aktivë me shtetësi të Kosovës është më i lartë se rritja e përgjithshme e numrit të mjekëve me shtetësi të huaj në Gjermani, transmeton tutje albinfo.ch.
Sipas Bundesärztekammer, gjatë vitit 2025 numri i mjekëve aktivë me shtetësi të huaj u rrit me rreth 5 për qind, duke arritur në 71.480.
Në të njëjtën periudhë, rritja e mjekëve aktivë me shtetësi të Kosovës ishte 9,7 për qind, pra pothuajse dyfish më e lartë.
Në fund të vitit 2025, Gjermania kishte gjithsej 446.120 mjekë profesionalisht aktivë, prej të cilëve rreth 16 për qind nuk kishin shtetësi gjermane.
Numri i mjekëve me prejardhje nga Kosova mund të jetë më i lartë
Megjithatë, statistikat nuk e paraqesin domosdoshmërisht numrin e plotë të mjekëve me prejardhje nga Kosova që punojnë në Gjermani.
Kjo për shkak se Bundesärztekammer i klasifikon mjekët e huaj sipas shtetësisë dhe jo sipas prejardhjes. Për rrjedhojë, mjekët me origjinë nga Kosova që kanë marrë ndërkohë shtetësinë gjermane nuk përfshihen në kategorinë e shtetasve të Kosovës.
Po ashtu, statistikat nuk tregojnë se ku e kanë përfunduar studimet apo në cilin shtet e kanë marrë diplomën mjekët e regjistruar.
Për këtë arsye, numri real i mjekëve me prejardhje nga Kosova që ushtrojnë profesionin në Gjermani mund të jetë më i lartë se 568.
Shifrat zyrtare dëshmojnë, megjithatë, rritjen e vazhdueshme të numrit të mjekëve me shtetësi të Kosovës në sistemin shëndetësor gjerman, me përqendrimin më të madh në sektorin spitalor./Albinfo

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































