Rritet çmimi i biletave të Albin Kurtit, 1,523.65€ pagoi për udhëtimin në varrimin e Shinzo Abe
Autori: H. Smajli 17:08 | 17 October 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe bashkë partiaket e tij në vazhdimësi kanë proklamuar shpenzimet minimale në udhëtimet zyrtare. Megjithatë hiq më pak se 1 mijë e 523 euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit, bileta e të parit të ekzekutivit për në Japoni, me 26 shtator të këtij viti ku mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Kjo në bazë të të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga zyra e kryeministrit. E çuditërisht sipas zyrës së kryeministrit, ai ka udhëtuar i vetëm për në Japoni, vetëm me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, por pa mbrojtjen e afërt në një shtet ku u vra kryeministri pas një atentati në fushatë, në varrimin e së cilit shkoi për të marrë pjesë, Kurti.
Gjithashtu në bazë të këtyre të dhënave Kurti ka shpenzuar nga buxheti i shtetit vetëm për biletën e shtrenjtë, derisa për qëndrimin e tij dy ditor në këtë shtet, akomodimin, shpenzimet e tjera, dreka e darka nuk dihet se kush i financoi.
“Në bazë të kërkesës së parashtruar me numër protokolli 2317 të datës 30.09.2022, ju informojmë se Kosto e vetme e mbuluar nga Zyra e Kryeministrit lidhur me vizitën e Kryeministrit Kurti në Japoni është bileta e fluturimit në vlerë prej 1,523.65€’, thuhet në përgjigjen nga zyra e kryeministrit.
Sa i përket mëditjeve nga zyra e tij kanë konfirmuar se Kurti, me vullnetin e tij nuk ka pranuar asnjëherë të marrë mëditje. Ndërsa është theksuar se kryeministri në këtë takim ka shkuar vetëm me ministrin e Financave dhe askush tjetër nga zyra e kryeministrit nuk ka qenë pjesëmarrës.
“Kryeministri Kurti me vullnet të tij nuk merr asnjëherë mëditje. Nga Zyra e Kryeministrit nuk ka pasur pjesëmarrës të tjerë në këtë udhëtim”, thuhet tutje në përgjigjen e ZKM-së për Infokus.
Ndryshe nga udhëtimet e tjera e sidomos ai në Greqi për të cilin pati reagime të shumta pasi u publikuan fotografitë e mbrojtjes së afërt të Kurtit duke u larë në pishinë, kësaj here kryeministri ka udhëtuar pa asnjë pjesëtar të stafit të zyrës së kryeministrit dhe po ashtu pa mbrojtjen e tij të afërt.
Kujtojmë se udhëtime të tilla të kryeministrit nuk janë të rralla, derisa gjatë qëndrimit në Japoni ai pati edhe disa takime zyrtar. Përveç pritjes nga kryeministri Kishida, në Tokio Kurti pati edhe një fjalim dhe bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në Forumin Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme.
Po ashtu ai mori pjesë edhe në një konferencë për medie te Klubi i Korrespodentëve të Huaj në Japoni. E në po të njëjtën ditë kryeministri takoi edhe, Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), z. Nobumitsu Hayashi, si dhe Presidentin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), z. Akihiko Tanaka.
Përveç këtyre Kurti së bashku me Muratin takuan Kryetarin e Kuvendit të Japonisë Hiroyuki Hosoda.
Pas këtij takimi me 27 shtator, Kurti ka bërë të ditur se kanë shprehur interesim për investime japoneze në Kosovë.
“Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane, andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin. Paraprakisht, vizitova ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio ku na u bashkëngjit për takim edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Gjergj Teneqexhiu”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ndërsa kujtojmë se ish kryeministri japonez, Abe, ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare, ai u qëllua me armë prapa gjersa ishte duke mbajtur një fjalim në fushatë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...