Rriten tensionet SHBA-Kore e Veriut: Paralajmërojnë për “pasoja katastrofike”
Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 01 May 2017
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “nuk do të ishte i lumtur” nëse Koreja e Veriut kryen një provë tjetër bërthamore, e cila do të ishte e gjashta me radhë.
Koreja e Veriut, e cila po bën përpjekje të zhvillojë një raketë me rreze të gjatë, me kapacitet për të arritur kontinentin e SHBA-së 9,000 kilometra larg, ka kryer të shtunën një test të ri raketor, por Koreja e Jugut ka thënë se ai ka dështuar.
Nëse lideri verikorean, Kim Jong Un, kryen test të ri, nuk do të isha i lumtur, tha Trump për televizionin CBS.
“Mund t’ju them se as presidenti i Kinës, i cili është një burrë i respektuar, nuk do të ishte i lumtur”, shtoi ai.
I pyetur nëse kjo do të thotë se SHBA mund të ndërmarrë “veprime ushtarake kundër regjimit verikorean, Trump tha: “Nuk e di, do të shohim”.
Trump e përshkroi Kim Jong Unin si “person të zgjuar”, por tha se SHBA nuk mund të lejojë që Koreja e Veriut të zhbillojë armë bërthamore dhe fajësoi administratat e mëparshme amerikane për mostrajtimin e ambicieve ushtarake të Phenjanit.
Phenjani ka bërë testin raketor të shtunën, vetëm disa orë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka paralajmëruar Kombet e Bashkuara për “pasoja katastrofike” nëse komuniteti ndërkombëtar, e veçanërisht Kina, nuk i bëjnë presion Koresë së Veriut për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore.
Tensionet në rajon janë rritur së voni dhe të dyja Koretë bëjnë stërvitje të vazhdueshme ushtarake.
Amerika ka dërguar luftanije në rajon, ndërsa ka nisur edhe instalimin e një sistemi të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut.
Të dielën, përmes një artikulli në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA, Phenjani i kërkoi SHBA-së të “meditojë mbi pasojat katastrofike që do të sjellin provokimet e saj të pamenduara ushtarake”.
Sot, Japonia ka dërguar luftanijen e saj më të madhe Izumo për të shoqëruar një anije amerikane që do të furnizojë flotën detare në rajon.
Anija Izumo, e gjatë 249 metra, mund të bartë deri në nëntë helikopterë.
Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo tha se anija është nisur nga baza Yokosuka në jug të Tokios, për t’iu bashkuar anijes amerikane të furnizimit dhe për ta shoqëruar atë në Shikoku, në perëndim të Japonisë.
Izumo është luftanija e parë që aktivizohet, jashtë stërvitjeve, në bazë të një ligji të ri, të miratuar në vitin 2015, i cili i lejon Japonisë t’i dalë në ndihmë një aleati.
Kritikët thonë se ky ligj shkel Kushtetutën paqësore të Japonisë së pas Luftës së Dytë Botërore. Ata po ashtu thonë se ligji mund ta dërgojë vendin në luftëra të panevojshme./REL/
Të tjera
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...