Lajme

“Rri trus e mos u përziej”, Koci-Ramës: Nuk i njeh serbët më mirë se ne, nuk na e kupton humorin e as kunjat ndaj tyre

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 04 December 2022

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili i ka quajtur shpërthime nacionaliste deklaratat pro fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, ku luajtën shqiptarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, i ka thënë që të mos përzihet në raportet e kunjat e shqiptarëve me serbët, pasi në Kosovë serbët i njohin më mirë se ai, pasi Serbia ka bërë gjenocid këtu.

Ai i ka thënë se nuk e merr vesh humorin që bëjmë me serbët dhe bën më mirë të mos përzihet dhe që e dimë se nuk është as kryeministër i Zvicrës e as i Serbisë.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Një prej postimeve më kreative me dozë të theksuar të humorit i Albin Kurtit, është:

“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”

Nuk i ka badihava mbi 113k pëlqime.

Në anën tjetër, Edi Rama e paska cilësuar ndërmjet rreshtave, si shpërthim nacionalist, me primesa qesharake – “ashtu siç është nacionalizmi.”

Në rregull është me e pasë vetëbesimin e Ramës.

Por, kur ai vetëbesim përdorët edhe kur nuk e ke dijen dhe informatat adekuate, del qesharak poashtu “si nacionalizmi.”

Ne kosovarët kemi jetuar me serbët 80 vite. I njohim si “parën e kuqe”.

Edhe shprehjen “pare e kuqe”, nuk e din Edi.

Disa prej tyre, sistematikisht na kanë bërë shumë keq. Gjenocid.

Posaqërisht, Millosheviqi me klikën e tij.

E pjesë e rrethit më të ngushtë të tij – minsitër i informatave, ka qenë shoku i yt Vuçiqi.

Ne nuk po të gjykojmë që e ke raportin mirë me te. Se paku une jo!

Prandaj z. Rama, si vëlla më i madh i yni, rri trus e mos u përziej në raportet tana me serbët.

Nuk i njeh ata më mirë se ne.

As humorin dhe kunjat që bëjmë njëri tjetrit, nuk i din dhe nuk i merr vesh!

Prandaj, allahile lena rahat të kënaqëmi me fitorën në futboll.

Edhe një send: mos na moralizo.

E dijmë që nuk je kryeministër i Zvicrës.

E as i Serbisë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera