Lajme

Rreziku nga zjarret, Presidentja Osmani thirrje qytetarëve për ndërgjegjësim: T’i ruajmë jetët e njerëzve tanë!

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 04 August 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një komunikate lidhur me djegien e hamulloreve nga ana e qytetarëve.

Këtyre të fundit, ajo u bëri thirrje që ta ndalin mundësinë e përhapjes së zjarreve, duke ftuar për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim me autoritetet shtetërore, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

-Advertisement-

Të nderuar qytetarë,
Në kohën kur temperaturat ekstreme kanë përfshirë vendin tonë, rreziku nga zjarret është rritur tejmase. Prej disa ditësh në disa rajone të Kosovës situata është rënduar nga zjarret dhe ky rrezik ende nuk ka kaluar.

Institucionet e vendit me kapacitet të plotë po përpiqen për zvogëlimin e pasojave nga zjarret, por kjo përpjekje domosdoshmërisht kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve. Zjarrfikësit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbështetur edhe nga KFOR-i, po bëjnë të pamundurën, por të gjithë kemi përgjegjësinë që ta rrisim kujdesin për ta ulur rrezikun nga shtrirja e zjarreve.
Djegia e hamulloreve konsiderohet ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve, ndaj qytetarët duhet të përmbahen nga veprime të tilla, të cilat shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.
Kosova është shtëpia jonë, ndaj të gjithë duhet të mobilizohemi ta ruajmë mjedisin dhe t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera