Sport

“Rrezikon të përfundojë në semafor”, polemika për komentin racist ndaj Yamal

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 11 April 2024

Barcelona dhe PSG dhanë një mesazh të fortë kundër racizmit në mbështetje të 16-vjeçarit Lamine Yamal, viktimë e një komenti të papërshtatshëm nga ana e German Burgos, ish-asistent i Diego Simeones, i famshëm për temperamentin e tij dhe në të kaluarën, tanimë në rolin e analistit televiziv.

Pas ndeshjes në “Parc de Princes” rrjeti televiziv Movistar nuk mundi të intervistonte asnjë nga lojtarët. Një vendim i fortë ky i të dy klubeve që protestuan në këtë mënyrë kundër komentit të Burgos. Ish-zëvendësi i Simeones në emisionin para sfidës teksa po komentonte lëvizjet e Yamal gjatë nxehjes u shpreh:

“Kujdes se futbolli është si jeta. Nëse nuk bën mirë, rrezikon të përfundojë në semafor”.

-Advertisement-

Një batutë diskriminuese që nuk u prit aspak mirë nga Barcelona, që vendosi të bojkotojë kanalin, veprim ky që u imitua për solidaritet edhe nga PSG, me Burgos që më pas u shpreh.

“Nuk doja të fyeja askënd, përkundrazi do të doja të kisha dhe unë cilësitë e Yamal. U tregova mendjelehtë, këto kohë të duhettë bësh shumë kujdes që të mos keqkuptohesh”.

Në mbrëmjen e së mërkurës, ndërkohë u pa dhe një shembull i keq i tifozëve në sektorin e miqve, ku u panë nga tifozë të Barcelonës përshëndetje naziste, si dhe gjeste duke imituar majmunin që ju ishin drejtuar tifozëve parizienë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera