Rozë

Rrezikoi jetën te liqeni i Bovillës, dhurata që Veliaj i bëri modeles si shpërblim

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 16 November 2017

Modelja Blerta Leka do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe në datën 26 nëntor në Washington. Në një intervistë të dhënë para pak ditësh, tregoi se kishte rrezikuar jetën ndërkohë që xhironte në liqenin e Bovillës.

Pamjet duhet të xhiroheshin atje për të promovuar Shqipërinë, por edhe për të dhënë mesazhin e kapërcimit të vështirësive.

Ajo ishte ngjitur në 620 metra lartësi për të regjistruar pamjet, të cilat përpos mesazhit do të jenë edhe reklamë e mirë për Liqenin e Bovillës.

-Advertisement-

Për këtë arsye Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj e ftoi në zyrën e tij dhe i dha si dhuratë simbolin e Tiranës, Kullën e Sahatit, shkruan ‘panorama sport’.

Blerta Leka, është një e ftuar e përhershme tek studio e “Procesit Sportiv” dhe në të ardhmen, është një kandidate serioze për të zëvendësuar Marina Vjollcën, në rolin e prezantueses, përkrah Edi Manushit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera