Rrethi para urës së Ibrit së shpejti bëhet me fontanë
Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 26 August 2024
Rrethi në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicën jugore pritet së shpejti të bëhet me fontanë të re.
Sipas drejtorit për shërbime publike në komunën e Mitrovicës, përveç kësaj fontane, projekti komunal ka të bëjë edhe me rregullimin e disa hapësirave publike në dhe për rreth sheshit të Mitrovicës. E ky projekt i cili kap vlerën prej 300 mijë eurosh, po mirëpritet nga qytetarët.
Materialin po e bëjnë gati.
E punimet tashmë kanë filluar.
Rrethi në afërsi të Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë do të marrë pamje krejt ndryshe.
Kjo pasi Komuna e Mitrovicës jugore ka planifikuar të krijojë një fontanë, e cila sipas drejtorit të shërbimeve publike në këtë komunë, Granit Tmava, pritet të përfundojë së shpejti.
E vlera e këtij projekti, sipas Tmavës, është rreth 300 mijë euro.
“Jemi duke bërë rregullimin dhe krijimin e dy fontanave në qytetin e Mitrovicës, bëhet fjalë, fonatanat tek Isa Boletini, fontana ku jemi tani këtu tek rrethi që është në qendër të qytetit të Mitrovicës e cila është në kuadër të kontratës e cila është për rregullimin e sheshit të qytetit. Vlera e kësaj kontate është afër 300 mijë euro”, thotë Granit Tmava drejtor i Shërbimeve Publike në komunë.
E qytetarëve mitrovicas po u pëlqen ky ndryshim, ndonëse kanë disa fjalë edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
“E zbukuron natyrisht, kjo tregon një lloj qetësie një lloj rehatie edhe ura është vetëm në pyetje një koordinim i mrekullueshëm mes aleatëve tanë që na kanë ndihmuar të krijohet Republika e Kosovës”, shprehet një qytetar
“ Po mirë shumë kjo është në rregull krejt, ju ka dashtë qe fontana këtu ajo tjetra, krejt në rregull është veç urën nuk mundët Albini me hap njëherë nuk e hapë, KFOR-i nuk e lejon, ai për populizëm e ka për vota” , thotë një tjerr qytetar.
Gjatë kohës sa qëndroi ekipi i televizionit në këtë zonë, u panë edhe ekipe të pjesëtarëve të karabinierëve italianë duke monitoruar situatën.
Të tjera
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...