Rreth 14 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë, 989 të vdekur e mbi 23 mijë të shëruar
Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 29 November 2020
Që nga konfirmimi i rasteve të para me koronavirus në Kosovë, nga 13 marsi, e deri më tani janë shënuar gjithsej 38 mijë e 431 raste pozitive. Deri më tani janë shëruar 23 mijë e 754 persona, derisa si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 989 persona, raporton Express
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, mesditën e së shtunës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me koronavirus në vend.
IKSHPK njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 14 persona të infektuar me koronavirus, janë shëruar 480 dhe janë konfirmuar 639 raste të reja.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive.Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
Ndërkohë, 13 mijë e 688 kosovarë janë duke u përballur me koronavirusin.
“Numri total i rasteve pozitive është 38.431 raste nga 141.264 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 989 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 480 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.688”, ka bërë të ditur IKSHPK.
Prishtina vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste pozitive. Të shtunën në kryeqytet janë shënuar edhe 243 raste të reja me koronavirus.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 243 raste, Mitrovicë 60 raste, Pejë 41 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Gjakovë 35 raste, Vushtrri 29 raste, Podujevë 24 raste, Klinë 20 raste, Prizren 20 raste, Lipjan 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 11 raste, Istog 11 raste, Rahovec 11 raste, Gjilan 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Shtime 7 raste, Deçan 4 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik dhe Zubin-Potok”, bëhet e ditur në njoftim.
Të tjera
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...