Rreth 10 mijë civilë të vrarë në Ukrainë, thotë OKB-ja

Autori: Gazeta inFokus
18:15 | 16 August 2023
Në një raport të ri të OKB-së për luftën në Ukrainë janë konfirmuar 9444 raste të vdekjes së civilëve dhe 16 mijë e 940 janë plagosur, ka deklaruar Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Shifra nuk mund të jetë e saktë, thuhet, ngase ka shumë rajone ku mungojnë të dhënat. Kjo vlen sidomos për qytete si Mariupol, Lysytshank, Sjevjerodonjeck, që pas bombardimeve të gjata dhe luftimeve të ashpra janë pushtuar nga trupat ruse. Në Kiev ekziston frika se vërtet kanë humbur jetën disa dhjetëra mijëra ukrainas.
Sipas të dhënave të OKB-së, pjesa dërrmuese e atyre që humbën jetën, 7339 vetë u vranë në ato pjesë të vendit që u bombarduan nga Rusia dhe që mbrohen nga ushtria ukrainase. Në pjesët e pushtuara nga Rusia kanë humbur jetën 2105 civilë. Në zonat ku zhvillohen luftime të ashpra, Donjeck dhe Luhansk në lindje, ka pasur nga të dyja palët luftuese shumë më tepër viktima se në kryeqytetin Kiev apo Ukrainën perëndimore.
Rusia aktualisht i ka përqendruar sulmet në perëndim të Ukrainës. Një raketë ra në një fabrikë të prodhuesit suedez të materialeve teknike të makinerive, SKF në Luzk jo larg kufirit polak. Sipas të dhënave të fabrikës, tre vetë humbën jetën, dhe disa të tjerë janë plagosur. SKF punëson në Ukrainë 1100 punonjës, shumica në Luzk.
Po ashtu një seri raketash kanë rënë në rajonin e qytetit Lviv.
“Shumë raketa janë kapur nga sistemi i mbrojtjes kundërajrore, po ka pasur edhe raketa që kanë rënë në Lviv”, bëri të ditur kryetari i bashkisë së Lvivit, Andrij Sadoviji në Telegram.
Një ndërtesë e cila u pushtua nga zjarri, u evakua. Mbrojtja ajrore ukrainase ka mundur të neutralizojë 16 nga 28 dronë luftarakë, sipas të dhënave të saj. /DW

Të tjera
-
Mendimi për motin: Mundësi që prilli e maji të kenë më shumë të reshura, temperaturat mbi mesatare
Mendimi për motin – 17.03.2025 – Trendet stinore Sipas trendeve stinore, t...
-
Franca goditet nga tërmeti
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi zonën pranë qytetit francez të Nisë sonte....
-
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ka mbërritur në aeroportin nd...
-
Bllokohet mbyllja e USAID, një gjykatës federal gjen shkelje të kushtetutës
Gjykatësi federal i SHBA-së Theodore Chuang ka vendosur që Elon Musk dhe Depa...
-
Sadiku: Qeveria s’duhet të kursejë asgjë që t’i ndihmojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Analisti Ermal Sadiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të mos e kur...
-
Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, ...
-
Agim Veliu “kapet” me Lumir Abdixhikun: Nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu
Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku ka diçka pe...
-
Grabitja te Albi Mall, skena si në filma
Një grabitje me armë ndodhi paraditen e djeshme, afër qendrës tregtare “Albi ...
-
Pranvera vjen të enjten, por temperaturat minimale zbresin deri në -8°C – Moti për këtë javë
Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si...
-
Ramiz Lladrovci: Pres që familja Jashari ta ngushëllojë familjen Thaçi gjatë tri ditëve të pamjes
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për “Front Online” ka folur lidhur me m...
-
Vjen reagimi i parë nga Zelensky pas dakordimit të Rusisë për armëpushim
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj telefonatës mes pre...
-
Kosova në pozicion paszgjedhor: Asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re
Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e...