Fokus

Rrëqeth deputetja Rrezarta Krasniqi, për herë të parë tregon momentin më të rëndë “Kjo sfidë ke kapaku i tonave, shumë e kom përjetu ron”

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 13 December 2024

Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku e ftuar ishte deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, është diskutuar për momentin më të vështirë të saj jashtë politikës, shkruan Gazeta Infokus.

Krasniqi u shpreh se ka pasur momente të vështira e sidomos këtë vit,  nga gjendja shëndetësore e babait të saj, pasi kishte qenë me probleme të zemrës.

“Babën se kom pas mirë me shëndet edhe e qum për me operu, operacion prej zemrës, gjatë analizave që i bëjmë para operacionit dul që ka edhe një lloj yndyre diqka në kokë. Knej kisha seanca në Kuvend më thirrshin.”

-Advertisement-

Ajo poashtu tha se ka qenë shumë e rëndë për të pasi që lajmin e parë e kishtë ajo duke qenë fëmija i madh në familje.

“Jam dorëzu sepse u kanë teper e ranë për mu, lajmin e parë që e kom marë jom kanë unë si fëmija ma i madh, edhe skom pas ma lajm ma të ranë. Lajm ma të ranë kom pas edhë në kohë të luftës kur prap babën ma kanë mar policia para neve, e kanë majt tri javë në burg edhe nuk e kena ditë a është gjallë, po qekjo e fundit ka qenë kapaku u gjithckafit.”

Tutje Krasniqi shtoi se fatëmirësisht i ka kalu dy operacionet është shumë mirë por ka qenë vit shumë sfidues./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera