Lajme

‘Rrenë e kulluar’ – Ymeri për marrëveshjen e qymyrit: Ka kohë që KEK dhe VV’ja kanë bllokuar investitorët e huaj

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 17 August 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, reagoi ashpër lidhur me marrëveshjen për shitjen e qymyrit të Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut, transmeton Gazeta Metro.

Ymeri kundërshtoi arsyetimin se qymyri mund të shkëmbehet me energji elektrike, duke pretenduar se Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitete të mjaftueshme energjetike as për nevojat e veta.

“Maqedonia e Veriut nuk ka rrymë as për vete, madje edhe sot ka orë me import, por edhe kur eksporton rrymë, ajo nuk mjafton fare për kërkesat e Kosovës”, shkroi Ymeri.

-Advertisement-

Ajo hedhi akuza edhe ndaj KEK-ut dhe Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, duke deklaruar se investitorëve të huaj u është pamundësuar qasja në resurset energjetike të vendit.

“Veshja e marrëveshjes së shitjes së thëngjillit të KEK-ut me qëllim që të marrim rrymë si shkëmbim mund edhe të jetë e shkruar, por është rrenë e kulluar. Ka kohë që KEK-u dhe vetë Qeveria VV kanë bllokuar investitorët e huaj për qasje në mineralet energjetike, për ta kryer marrëveshjen vetëm me një shtet, në një kohë kur shënohen dy vdekje brenda muajit. Por, pa Prokurorinë Speciale, sektori energjetik nuk kfillet. Deri kur Prokuroria Speciale të vendosë ta luftojë me rrënjë krimin në këtë sektor, përfshirë edhe KEK-un, pavarësisht pushtetit, lutem që të paktën të mos ketë vdekje të tjera”, deklaroi Ymeri./

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy