Rrëfimi për “tokën e mallkuar”, fshatin më të izoluar në Evropë (Foto/Video)
Autori: Zekirja Shabani 13:59 | 03 September 2018
Përmes shkëmbit, është e vetmja rrugë që të qon në fshatin më të izoluar në Evropë. Në Curraj të Epërm, të qarkut të Kukësit në veri të Shqipërisë.
Udhëtimi nga qyteti më i afërt, për në fshatin në mes të malit, bëhet vetëm me këmbë ose me ndihmën e mushkave dhe zgjat përafërsisht një ditë.
Nuk ka rrugë, rrymë, telefon e as një shenjë teknologjie të kohës moderne.
Gjithçka të kujton vitet e 70’ta.
Edhe ushqimi e mënyra e jetës së banorëve të malësisë është po ajo e afro 50 viteve më parë.
Bukë, kripë e zemër.
Kështu është edhe sofra e Marianës e Fatmirës, të cilat mbajnë gjallë njërën nga dy kullat e vetme të banuara në këtë fshat, i cili deri sa të rrëzohej ura mbi lumin matanë fushave kishte 150 shtëpi , shkruan Gazeta inFokus.
Ajo kishte rënë në vitet e 90’ta bashkë me regjimin komunistë të Enver Hoxhës.
Të dyja motrat, e kanë kthyer në bujtinë për turistët, kullën dykatëshe prej guri, që i ati, Martin Prebibaj, e kishte ndërtuar sa ishte gjallë.
“E kemi hapur derën për të gjithë. Çek, polak, gjerman, shqiptarë e turistë nga vende tjera të botës vijnë çdo ditë këtu”, tregon me theks prej malësoreje Mariana, e cila ende është në udhëkryqin mes afaristeje dhe mikpritjes së malësisë.
Banorët e Currajt vazhdojnë ta ruajnë traditën origjinale të mikpritjes, shkruan Gazeta inFokus.
Pagesa për ushqimin, kafenë e pemët që janë me bollëk është simbolike dhe askush nga nikoqirët nuk u kërkon para mysafirëve, nëse ata nuk paguajnë vullnetarisht.
Fshati që ruan traditën e mirëpritjes dhe fanatizmin fetarë, është kthyer në kuriozitet dhe atraksion turistik për peizazhin e kullat e ndërtuara shpateve që batinë histori qindra vjeçare.
“Vdekja” e fshatit
Kambana është e vetmja që ka mbetur funksionale në godinën e shkollës përballë kishës në Curraj të Epërm.
Përmes të qarave në mure, shihet tej më tej lumi përbri themeleve të kullës së ngujimit që është symbol sa i trisht i gjakmarrjes aq edhe i shpresës.
“Këtu e kamë përfunduar tetëvjeçaren”, tregon me gisht nga hapësira që dikur ishte klasë, Tanin Prebibaj, i cili këtë verë është kthyer nga Shkodra ti punojë arat në vendlindje.
Toka e tij është pak metra larg kullës kur dikur dorasi ngujohej për një kohë me shpresë së do ti falej gjaku apo krimi që kishte bërë.
Aty ai ishte në besë të fshatit, që i garantonte siguri për dy javë. Por duhej të largohej në ditën e 15 të nëse pajtimi nuk arrihej dhe të merrte arratinë, shkruan Gazeta inFokus.
Shumë banorë kanë provuar atë vend “shprese” dykatësh në majë të shpatit mbi lum.
Curraj që tani ka marrë epitetin e fshatit më të izoluar në Evropë dikur kishte edhe një qendër shëndetësore me dy motra medicinale, një hidrocentral dhe gjithashtu një kishë.
Kjo e fundit është rindërtuar në vitin 2015 nga turistët Çek, ndërsa nuk shihen gjurmë të elektrifikimit e as qendrës shëndetësore.
Sot, edhe ata pak banorë që një pjesë të kohës e kalojnë në fshat përballen me kushte të vështira jetese, të izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e botës.
Por, nga ata që tashmë janë larguar dhe me jetën e vështirë për ata që vazhdojnë të jetojnë në fshat, banorët e Currajt vazhdojnë ta duan dhe të ëndërrojnë për ditë më të mira për vendlindjen e tyre.
Në mes të fshatit kanë vendosur një tabelë që është edhe “besatim” i hershëm i vendasve që asnjëherë, as tash e as në të ardhmen, ashtu siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, të mos i shesin shtëpitë apo tokat e tyre në fshat.
“Kushdo që shet është i mallkuar”, thotë Tanini, sipas të cilit askush nuk duhet ta gëzojë fshatin, përveç banorëve.
Të tjerët, vetëm mund ti shijojnë përkohësisht bukuritë e fshehta të Currajt, siç bëjnë mijëra turistë nga e gjithë bota çdo vit. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...