Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

Autori: Gazeta inFokus
19:27 | 08 February 2023
Në mesin e të prekurve nga tërmetet në Turqi ka edhe shqiptarë. Venera Galimuna është një ndër ta. Asaj i kanë vdekur familjarë e të tjerë ende janë nën gërmadha.
Në një lidhje direkte në “Ditari” në Tëvë 1, ajo bëri të ditur se qyteti Antakya ka ende qytetarë të cilët nuk kanë mundur të marrin ndihmë nga ekipet emergjente pasi rrugët janë shumë të dëmtuara nga termeti.
Galimuna tha se ka një motër ende nën gërmadha, teksa thotë se sot kanë marrë lajmin që burrit të saj i kanë vdekur 12 anëtarë të familjes.
“Dy motra kanë shpëtuar, një motër është nën gërmadha, është edhe burri i saj. Nuk dimë a do të shpëtojnë…kjo është dita e tretë që nuk kemi marrë shumë informata. Ndihma nuk ka mbërritur në Antakya, nuk ka mbërri në regjionin e Hatay… nuk ka mbërri se rrugët janë shumë të prishura. Ka shumë njerëz nën gërmadha, shumë… Sot morëm lajmin nusja e kunatës paska vdekur. Burri mori lajmin se 12 anëtarë të familjes i kanë vdekur. Morëm lajmin që shokët e fëmijërisë i kanë vdekur”, theksoi ajo.
Venera Galimuna më tej deklaroi se familjarë të burrit të saj që janë nxjerrë tashmë nga gërmadhat janë shumë të lënduar, teksa kanë pritur dy ditë që ekipet t’i shpëtojnë.
Ndërsa, siç bën të ditur ajo, ka ende persona të tjerë të cilët për shkak të mungesës së mjeteve, kanë mbetur pa u ndihmuar.
“Nipi i burrit ka qenë nën gërmadha me nusen shtatzënë 9 muajshe, dy fëmijë të vegjël, njëri 4 dhe 5 vjeç…ata aq keq janë të dy, burri e gruaja, të dy shumë të lëndum, dy ditë kanë pritë për një ekip t’i shpëtojë… Shoqja ime e afërt, motrën dhe dy fëmijët e motrës i ka nën gërmadha, po ju dëgjojnë zërin. Ekipi ka mbërri aty mirëpo nuk kanë vinç. Mendoni sa keq janë ata njerëz atje”, potencoi ajo.
Sipas saj, autoritetet turke po thonë që janë duke ndihmuar, por siç deklaron ajo, në shumë vende të njëjtit nuk kanë mbërritur ende.
“Ata janë nën mëshirën e perëndisë”, shtoi Galimuna.
Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete të fuqishme para dy ditësh, ku në bazë të përditësimeve të fundit, deri tani numri i viktimave ka shkuar në mbi 11 mijë.

Të tjera
-
Temperatura të larta, parashikimi i motit për nesër
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta. ...
-
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rrugët që lidhin ...
-
Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të na...
-
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë. Kjo...
-
Hoxhaj tha se e mbështet një koalicion me VV’në, Çitaku: Befasi deklarata e tij, qëndrim i ri
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë se do ta votont...
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...