Rozë

Rrëfehet ish-gruaja e të burgosurit më të pashëm në botë: Si e kuptova tradhtinë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 16 September 2017

Modeli i njohur Jeremy Meeks ka qenë shumë i përfolur muajt e fundit.

Tash e një kohë i njëjti flitej sa po tradhtonte gruan e tij me një modele shumë të pasur, madje së fundmi ka dalë edhe hapur me të.

Ndërkohë tashmë ish-bashkëshortja e tij ka folur rreth kësaj ngjarje ë një intervistë për Inside Edition:

-Advertisement-

“Isha e lumtur për karrierën e tij. A doja që ai të ishte i suksesshëm? Absolutisht. Nuk ishte diçka e lehtë për tu kaluar. Këtë nuk e prisja, u ndjeva keq, u ndjeva e tradhtuar. Besoja te ai, besoja te ne. Mendoja se do kishim një fund të lumtur por nuk pati lumturi për mua. Kur pashë fotografitë, u trondita”, tha ajo.

Me insistimin e moderatorit që të përgjigjet edhe në pyetjet tjera, ajo la studion, pasi ndihej vërtet keq!

Ata kanë filluar edhe procedurën e divorcit, ku Melissa pretendon të marrë kujdestarinë e tre fëmijëve.

Ndërkohë, Jeremy po shijon lidhjen e re me miliarderen Chloe Green, ndërsa nuk ka komentuar fare rreth kësaj ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera