Sport

Rrëfehet “gjeniu” i futbollit spanjoll. Nga depresioni, tek urrejtja e nxitur prej Mourinhos

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 27 November 2018

Andres Iniesta ka pasur momentet e tij të errëta, sfida të vështira për të zhvilluar, e jo vetëm në fushën e lojës.

“Gjeniu” i mesfushës spanjolle, që tashmë aktivizohet në kampionatin japonez, ka folur për këto momente në një intervistë për medien spanjolle, duke pranuar se ka vuajtur nga depresioni, të cilin e ndieu pas “tripletës” së fituar në vitin 2009.

“Gjithçka ndodhi pas fitores së 3 trofeve me Barcelonën. Fiton gjithçka, shënon gol ndaj Chelseat…ishte një vit i jashtëzakonshëm. Por gjatë verës fillon të ndihesh keq, ndodh diçka e çuditshme dhe nuk di si ta quash. Kujtoj që vinim nga përgatitjet parazonale, e një pasdite në shtëpi e ndieva veten keq. I telefonova mjekut për të më ndihmuar. Prisja që të vinte nata për të marrë pilulat dhe të pushoja. Njerëzit lëvizin nga një shpresë, dëshirë, objektiv”, tha Iniesta.

-Advertisement-

Me Barcelonën, Iniesta ka përjetuar shumë momente të lavdishme, por edhe tensionesh, në ndeshjet me Realin e Madridit, kur ky i fundit kishte në pankinë Jose Mourinhon.

“Nuk është e nevojshme të jesh me Barcelonën, apo Realin, për të kuptuar së në atë kohë u krijua një situatë e pakëndshme. Elementi kyç i të gjithë kësaj historie ishte Mourinho. Ai që nuk dëshiron ta shohë këtë, kalon në radikalizëm. Në atë kohë nuk shikoje rivalitetin e përjetshëm, shihje urrejtje, teksa u kalua çdo kufi dhe u krijua një ambient i padurueshëm”, shtoi Iniesta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera