Reagon Xhengiz Rexhepi: Llapi me shkarkoi kur unë isha në Shkup
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 20 March 2019
Trajneri Xhengiz Rexhepi ka reaguar pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Llapit, shkruan Gazeta inFokus.
Rexhepi thotë se është shkarkuar e jo qysh thonë llapjanët se me marrëveshje të dyanshme kanë shkëputur bashkëpunimi.
Llapi ka emëruar Tahir Batatinën trajner, ndërsa Rexhepin e ka shkarkuar pa dijeninë e tij.
Ky është reagimi i trajnerit, Xhengiz Rexhepit:
Të nderuar miq, media dhe dashamirë të futbollit,
Pas komunikatës së publikuar nga KF Llapi në lidhje me ‘gjoja’ ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme, unë Xhengiz Rexhepi ndjehem i thirrur të reagoj publikisht për t’i sqaruar opinionit të vërtetën.
E para që dua të them është se asgjë në komunikatën në fjalë nuk është e vërtetë dhe vendimi i drejtuesve të KF Llapit është në marrë në mënyrë të njëanshme.
Momentalisht unë jam në grumbullim me përfaqësuesen e Maqedonisë për dy ndeshjet e para të eliminatoreve për EURO 2020 dhe në asnjë moment nuk jemi ulur për të folur për ndërprerje të bashkëpunimit.
Gjatë ditë së sotme (20.03.2019) në Shkup ka udhëtuar donatori i klubit Baki Osmani dhe më ka përcjellë kërkesën e klubit për të ofruar dorëheqje për mungesë rezultatesh. Kujdes! Dy kërkesa jo logjike në të njejtën kohë! Të dorëhiqem kundër dëshirës sime dhe të deklaroj vetë se këtë e bëj për mungesë rezultatesh!
Natyrisht se kam refuzuar diçka të tillë, sepse unë jam brenda objektivave të vendosura, luftës për titull dhe daljes në Evropë. Me 10 ndeshje deri në fund të kampionatit, ku në lojë janë edhe 30 pikë, unë isha i gatshëm të vazhdoja të punoj në drejtim të arritjes së aspiratave. Në periudhën që kam drejtuar Llapin, kemi humbur vetëm një ndeshje dhe në derbi gjithçka mund të ndodh, duke kërkuar fitoren vjen edhe disfata, ndërsa si dështim e vlerësoj vetëm ndeshjen e fundit dhe barazimin me Ballkanin.
Duke u përballur me refuzimin tim të ndjek urdhrat e Tahir Batatinës, drejtuesit e Llapit kanë marrë vetë vendimin për shkarkimin tim, duke gënjyer opinionin se jemi ndarë me marrëveshje të dyanshme.
Sigurisht se unë pranoj vendimin e tyre, sepse futbolli i ka në vetë këto gjëra, por sigurisht se mbeten të pastrohen detyrimet që klubi ka ndaj meje.
Në të njejtën kohë dua që të bëj publike diçka për të cilën nuk kam dashur të flas, por ja që detyrohem. Pas fitores me Trepçën 89 në adresën time erdhi ofertë të transferohem si ndihmës trajner në Super Ligën e Turqisë te skuadra e Goztepes, ku tashmë trajner është ish-bashkëpuntori im nga skuadra e Sivasporit, Tamer Tuna.
Kam refuzuar këtë ofertë sepse duke kërkuar të ruaj vlerat e mia njerëzore e profesionale, nuk më lejonte ndërgjegja të lë në gjysmë punën e nisur dhe kontratën që më lidhte me KF Llapin.
Normal të gjithë nuk mendojmë njejtë dhe nga drejtuesit e klubit lojaliteti im shpërblehet në këtë mënyrë. Të kuptohemi drejtë, nuk më dhemb shkarkimi, por gënjeshtrat e plasuara se vendimi është marrë me pëlqimin tim!
Gjithsesi, tashmë kur vendimi është definitiv dhe drejtuesit e Llapit vlerësojnë se duhet të vazhdojnë pa mua, më mbetet të shpreh dëshirën e sinqertë për suksese sa më të mëdha të KF Llapit. I dëshiroj suksese edhe drejtorit, tashmë trajnerit të ri të Llapit, Tahir Batatinës.
Falemenderim i madh për simaptizuesit dhe mbështetësit e KF Llapit, tifo grupit ‘Legjendat’ për mbështetjen e pa rezervë që më kanë dhënë gjatë gjithë kohës.
Falemenderim i madh për bashkëpunimin korekt për gjithë futbollistët e KF Llapit, grup fantastik lojtarësh me karkater dhe vlera të larta njerëzore.
Falemderim për secilin në KF Llapi dhe Kosovë që në një mënyrë kanë qenë të lidhur me mua.
Falemenderim dhë mirënjohje për mediat për bashkëpunimin korrekt.
Faleminderit Podujevë, suksese KF Llapi.
Me respekt, Xhengiz Rexhepi.
Të tjera
-
Arton Demhasaj zëri i shoqërisë civile me numër 35, i futet garës në AAK
Njëri ndër zërat e fuqishëm i cili për vite me radhë dha një kontribut të jas...
-
Zëri i fuqishëm i rinisë, Kushtrim Xhemaili kandidon me numër 66 në listën e AAK-së
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...
-
Nga lufta për liri tek mjekësia, kandidati i AAK-së, Haxhi Ibishi synon të ndryshojë Kosovën
Doktori i njohur kosovar, Haxhi Ibishi është një prej kandidatëve për deputet...
-
Rrezarta Krasniqi në Begaj: Nisëm rrugën e ndryshimit për shtetin tonë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numri...
-
Bedri Hamza: Autostrada e re Lipjan – Shtime – Duhël do t’i përmirësojë ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e...
-
Qytetari me akuza të rënda për Halil Thaçin pasi i kërkuan ta votojë VV-në: Punësimet e tij në KEK janë skandali më i madh në 26 vitet e fundit
Një qytetar i Obiliqit ka dërguar në redaksinë e Gazetës Infokus, fotografi t...
-
Treni godet një veturë në Zahaq të Pejës (PAMJE)
Një aksident ka ndodhur në Zahaq të Pejës, mëngjesin e sotëm. Sipas pamjev...
-
Bedri Hamza: Ndajeni vizionin tonë me të tjerët, bëhuni pjesëmarrës aktivë në fushatën tonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga ...
-
Shenoll Muharremi bën thirrje : Votoni gratë për shoqëri me mundësi të barabarta dhe integritet
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, ka bërë një thirrje për të...
-
Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime
Investimet, puna, arsimi… Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që e...
-
Rraci për nisjen e fushatës së LDK-së: Zëri i qytetarëve që i dha jehonë gjithë Kosovës do të kurorëzohet me fitore me 9 shkurt
Alban Rraci, kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër ...
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit
Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në...