Fokus

Rrahman Jasharaj i reagon ashpër ministres Arbërie Nagavci: I‘a vutë edhe një gurë në qafë prindërve

Autori: Samire Jaha 16:04 | 21 August 2023

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci që ministria t’ua vendosë paratë në llogari prindërve dhe ata ti blejnë vetë librat shkollorë për fëmijët e tyre.

Jasharaj në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se Nagavci është duke i detyruar prindërit të i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre me çmimin e njëjtë që asaj i është dukur i lartë.

“Pas gjithë këtyre shtyrjeve nga deklarata e javës së kaluar së zonjës Nagavci ne kemi reaguar edhe kemi pasur hallin pse 1-5 tekste të reja e 6-9 tekste të vjetra të cilat janë tepër të vjetërsuara dhe nuk dihet nëse nxënësit i kanë kthyer nga vitet e kaluar, ne pritëm që znj. Nagavci sot do të japë një lajm tjetër ku me gjithë problemet tekstet shkollore janë gati edhe do të shpërndahen nëpër shkollat e Republikës së Kosovës, ajo doli me një çështje ku po them se si kryetar i SBASHK-u, si punëtor i arsimit 32 vjet dhe si prind ishte një deklaratë e tepërt e keqe ngase ajo tash duke thënë fillimisht, se i duken se qenkan disa çmime nga shtëpitë botuese goxha të larta për tekstet shkollore e tash ajo u a lë barrën që prindërit të vrapojnë nga libraria në librari për ti blerë tekstet pikërisht me ato çmime që kjo i kundërshton e duke i dhënë shpresa se ajo dhe zotri Murati që e ka kuletën do të i rimbursojë përmes E Kosovës, ku do ti bëjë prindërit të shkojnë dhe të blejnë libra e pastaj kur ti teket zotëri Murati e zonjës Nagavci të jua qesin paratë në xhirollogaritë e tyre por ata po harrojnë që një pjesë e madhe e prindërve të Kosovës kanë halle të tjera, kanë një pagë që e mbajnë familjen dhe përballen me kërkesa të tjera e tash ju del edhe një obligim që të i gjejnë ku i kanë e ku si kanë paratë ti blejnë tekstet që zonjës Nagavci që po ju duken me çmime të larta dhe pastaj të presin mëshirën se kur do të ju rimbursohen këto para”, ka deklaruar Jasharaj për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe ai tha se nëse nga Sindikata do të kishin paralajmëruar greva kjo do t’i gëzonte kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Arbërie Nagavci.

“Po të kishim greva do të gëzoheshin zotëri Kurti dhe zonja Nagvci e tash po e vërtetoj se ashtu do të ishte sepse po të kishim kërcënuar e po të kishim bërë grevë ne atëherë zonja Nagavci do të na shante ne së bashku me fb me ushtrinë atje dhe do të mshefej gjithë ky lëshim gjithë ky papunë qe e ka bërë MASHTI që i ka pasur tre muaj e ma shumë dhe nuk ka arritur të i sigurojë tekstet gjoja në emër të buxhetit të Kosovës e unë po konsideroj që kjo nuk qëndron pasi në shtete e tjera investojnë në arsim kurse tek ne me qeverinë Kurti arsimi në Kosovë arsimi i sharë e i fyer do ta fillojë procesin mësimor 2023/2024 ehd epa tekste shkollore e duke pritur se a kanë prindërit paratë që të i blejnë në mënyrë që të shpresojnë që në të ardhmen do të i rimbursohen pra është një veprim skandaloz dhe MASHTIdhe zonja Nagavci njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptojnë që kështu nuk shkojnë gjërat dhe se paku libra nëse jo teknologji arsimi në Kosovë meriton libra të reja”, ka thënë tutje Jasharaj për Infokus.

E po ashtu i pari i SBASHK-ut, tha se qeveria Kurti në vend që t’ i ndihmojë familjet këtë vjeshtë ai jua ka shtuar edhe një gurë në qafë.

“Nxënësit që nuk i kanë siguruar librat do të ndjehen ke ë e do të skuqen nga familja që nuk kanë para për të treguar se prindërit e tyre nuk i kanë parat për të i blerë librat që sipas Nagavcit janë të shtrenjta e me çmime të larta për ti paguar MASHT-i me kohë dhe këto libra me këto çmime prindi do të detyrohet të i blejë duke pritur e duke u lutur që në muajin e ardhshëm apo deri në muajin dhjetor zotëri Murati që e ka kuletën të jua qesë paratë e mos të harrojnë që nuk janë 1000 mijë e 2000 mijë familje por janë 340 mije e më shumë nxënës e janë qindra e mijëra familje që duhet të blejnë libra për ta e që çështja e bartës do të zgjatët e stërgjatët, ku familjet këtë vjeshtë kanë pasur nevojë për ndihmë nga qeveria e jo të jua vë edhe një gurë në qafën e tyre të lodhur një pjesë të parave që edhe nuk i kanë mbase”, ka potencuar Jasharaj për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera