Lajme

Rrahje brutale me shufra metalike afër gjimnazit në Prishtinë vetura mbulohet me gjak

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 26 November 2020

Rreth orës 11:00 është raportuar për një rrahje në mes të disa personave në  rrugën “ Zenel Salihu” në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili ka thënë se policia ka dalë mënjëherë në vendin e ngjarjes, ku një perosn mori lëndime dhe u dërgua me emergjencë për në QKUK.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj dy persona të dyshuar dhe të gjej një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur gjatë rrahjes.

-Advertisement-

Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po merr tretmanin mjekësor nga ekipet mjekësore të emergjencës në stacionin policor”, ka thënë Borovci.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin dhe po punon për të identifikuar edhe personat të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast./Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera