Lajme

Rrahet një polic nga një burrë që ishte i dehur në një lokal në Shtërpce

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 28 August 2024

Një burrë i cili ishte i dehur është arrestuar pasi sulmoi një polic në një lokal-kafiteri në Shtërpce, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njofton se zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Shtërpce.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur pasi që i njëjti, në një lokal-kafiteri ka sulmuar zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Shtërpce, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në  mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./ Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera