Shëndetësi

Rozmarinë dhe alkool; eleminoni celulitin dhe venat varikoze në shtëpi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 01 August 2017

Celuliti formohet qoftë për shkak të vështirësive të qarkullimit të gjakut, qoftë prej sistemit limfatik. Karakterizohet nga formimi i topthave yndyrore që, në lëkurë, shfaqen si lëkurë portokalli.

Më shumë se 90 % e popullsisë femërore të botës përballet me këtë problem që shumëfishohet edhe në rastet e ndryshimeve hormonale, mbipeshës apo jetës sedentare. Meshkujt vuajnë shumë më pak prej këtij problem.
Sot, nuk dihen saktësisht, as shkaqet dhe, as mënyrat me të cilat mund të luftohet përfundimisht mirëpo ka metoda popullore që rezultojnë të suksesshme!
Ky është rasti i famshëm i alkolit me rozmarinnë, një përzierje që redukton dukshëm celulitin.
Të mirat e këtij produkti natyral janë të shumta por duhet të dini që nuk bëhet fjalë për një lëng magjik që të zhduk celulitin brenda ditës! Femrat që po e përdorin po shtohen gjithnjë e më tepër dhe zbehja e tyre është e dukshme.

Si ta përgatisni në shtëpi?

-Advertisement-

Përbërësit:
5 degë rozmarinë të freskët me gjethe dhe lule
150 ml alkool
1 enë qelqi hermetike
Përgatitja:
Prisni në copa degën e rozmarinës dhe hidhini në enën e qelqit. Shtoni alkolin dhe sigurohuni që sasia e tij të ketë mbuluar të gjitha degët. Mbylleni mirë dhe lëreni për 15 ditë.
Pas kësaj kohe mund ta kulloni dhe të përdorni vetëm lëngun.

Si ta përdorni? 
E para gjë që duhet të bëni është që ta aplikoni deri sa lëkura të rris aftësinë e saj përthithëse. Pas aplikimit në lëkurë, në vendet ku keni më tepër celulit, bëni masazhe me duar. Lëreni lëngun të veprojë për 15 minuta dhe shpëlahuni me ujë të ftohtë.Nga Living.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera