Ekonomi

Rozeta Hajdari jep lajmin e mirë: “Edhe më herët do të hapim bizneset”

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 30 April 2020

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari në një konferencë për media bashkë me atë të Shëndetësisë Arben Vitia e përfaqësues të bizneseve ka jap një lajm të mirë.

Hajdari, po thotë që edhe më shpejtë se sa që është menduar do të hapen bizneset, shkruan gazeta inFokus.

“Kemi humbje por edhe shpresë, në vizitat në biznese, ku sektori i prodhimit ka sukses, nuk ka veç indikator negativ por edhe pozitivë, ne po qëndrojmë, ne jemi të fortë, i falënderoj bizneset e qytetartë që po respektojnë masat, e jam e bindur që edhe më herët do të hapim bizneset”, ka thënë Hajdari.

-Advertisement-

Ndërsa, pavarësisht kësaj, Hajdari ka thënë që është e prekshme që ka pas humbje, por që duhet qenë pozitiv e të rimëkëmbet ekonomia, shkruan gazeta inFokus.

“Jemi të vetdijshëm që kemi humbje të mëdha ekonomike e humbje të kontratave të punëtorëve të cilët edhe kanë humbur punët, në gastronomi, ndërtimtari e sektorë tjerë, e Qeveria Kurti do t’i përgjigjet me pako fiskale, e tash po punojmë edhe për pakon e dytë fiskale, e tash po punojmë për elaborim sa më të mirë në bashkëpunim me bizneset, të cilët po na ndihmojnë për adresimin e problemeve në këtë kohë”, ka thënë Hajdari./Gazeta inFokus/

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy