Sport

Rosi kritikon Yamahan

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 17 August 2017

Kjo paraqitje me luhatje brenda një gare ka zhgënjyer pilotin italian, që sheh t’i largohet kreut të renditjes, teksa aktualisht ka 33 pikë më pak se Marc Marquez me Honda. “E dinim që pista e Austrisë nuk është shumë e përshtatshme për ne, por zgjedhja e gomave ishte ajo e duhura për ne. Nuk më pëlqen kjo luhatje kaq e madhe brenda një gare, gjë që nuk ndodh me Hondën dhe Ducatin, që ishin më të shpejtë. Ndaj, duhet të punojmë shumë për të gjetur këtë zgjidhje dhe të jemi më kompetitivë në garë”, u shpreh piloti italian, që këtë sezon ka vetëm një fitore.

“Teknikisht nuk bëmë asnjë gabim, por nuk mund të arrinim asgjë më shumë nga gara e fundit në Austri”, ka deklaruar sot piloti italian Valentino Rossi, që u rendit i shtati në garën e fundit të Moto GP. Për 10 xhiro motori i tij Yamaha ishte kompetitiv, por për 18 xhirot e tjera situata u përmbys dhe italiani nuk ishte në gjendje të duelonte për fitoren. “Sinqerisht prisja një rezultat më të mirë, por në Austri vuajtëm ashtu si në Barcelonë. Goma e pasme nuk ishte aq kompetitive në pjesën e dytë të garës dhe motori humbi ritmin e duhur, duke mos dueluar dot me pilotët e kreut”, tha Rossi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera