Sport

Ronaldo, përballë gjykatësve për evazionin fiskal

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 31 July 2017

Cristiano Ronaldo ka mbërritur tashmë në Gjykatën e Pozuelos, në Madrid, ku do t’u përgjigjet akuzave për evazion fiskal.

Sipas Prokurorisë spanjolle, ylli i Realit të Madridit ka fshehur 14.7 milionë euro të fituara nga të drejtat e imazhit për periudhën 2011-2014, duke përdorur kompani fantazmë të krijuara në vendet e quajtura parajsa fiskale.

Sipas mediave spanjolle, Ronaldo ka përdorur kompani irlandeze në Ishujt Virxhin për të fshehur të ardhurat, evazion nga i cili rrezikon jo pak. Sulmuesi 32-vjeçar rrezikon të dënohet nga 21 muaj deri në 7 vite burg për këtë akuzë.

-Advertisement-

Nga situata e Ronaldos varet edhe e ardhmja e agjentit të tij Jorge Mendes. Ky i fundit, më 27 qershor doli në gjyq për të dëshmuar si i hetuar për bashkëpunim në evazionin fiskal të sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera