Sport

Ronaldo: Pas meje e Messit, këta lojtarë do të dominojnë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 25 August 2017

Ronaldo beson se Neymar, Asensio, Mbappe e Hazard do të dominojnë pas tij dhe Messit.

Cristiano Ronaldo ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm individual, atë të lojtarit më të mirë në Evropë për vitin 2017, duke e mposhtur Messin dhe Buffonin.

Në nëntë vitet e fundit, Messi dhe Cristiano kanë rrëmbyer gjithë çmimet e mundshme individuale, përfshirë këtu nëntë “Topa të Artë”.

I pyetur se kush do të dominojë në futboll kur ai dhe Messi të mos jenë më, Cristiano ka dhënë disa emra.

-Advertisement-

“Asensio, Neymar, Mbappé, Dembélé, Hazard, Rashford… Ka disa lojtarë që janë shumë të mirë”, u përgjigj Ronaldo.

Ronaldo fitoi çmimin e më të mirit nga UEFA për herë të tretë në karrierë, më shumë se çdo lojtarë tjetër, duke lënë prapa Leo Messin me dy çmime të tilla. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera